Një grup anëtarësh të lëvizjes së djathtë ekstreme “ID Verzet” në Holandë kanë hapur një pankartë me shkrime islamofobike dhe raciste në një shkollë të mesme e cila ofron arsim islam në Amsterdam
AMSTERDAM (AA) – Një grup anëtarësh të lëvizjes së djathtë ekstreme “ID Verzet” në Holandë kanë hapur një pankartë me shkrime islamofobike dhe raciste në një shkollë të mesme e cila ofron arsim islam në kryeqytetin holandez Amsterdam, raporton Anadolu Agency (AA).
ID Verzet, e cila ka marrë përsipër këtë veprim ka publikuar në median sociale fotografinë e protestuesve dhe të pankartës me shkrime islamofobike dhe raciste të cilën e kishte varur në shkollën e mesme Cornelius, shkollë kjo e hapur nga Fondacioni Islamik i Arsimit në Amsterdam (AIEV).
Soner Atasoy, drejtori i shkollës Cornelius, në një deklaratë për gazetarin e AA-së ka tërhequr vëmendjen se ngjarja ka ndodhur në ditën kur ka nisur viti arsimor në rajonin e Amsterdamit.
Duke bërë të ditur se nxënësit dhe mësuesit janë shqetësuar nga kjo Atasoy tha se “Protestuesit krahas hapjes së pankartës u kanë brohoritur nxënësve që kishin ardhur në orët e para të mëngjesit në shkollë me fjalët ‘Ju jeni terroristë‘. Ne në përputhje sjelljen e muslimanëve, në vend që të ndërhynim vetë e raportuam situatën menjëherë në polici”.
“U bëjmë thirrje për unitet atyre që kryejnë këto veprime. Ne pavarësisht çdo gjëje do të vazhdojmë përpjekjet tona dhe mësimin në shkollë”, ka vënë në dukje Atasoy duke nënvizuar se në vend të ndarjes ato janë në anën e unitetit.
Më tej drejtori i shkollës ka theksuar se protestuesit pavarësisht ndërhyrjes së policisë nuk kanë dashur të zbrisnin nga çatia e shkollës dhe se ato pas një kohe janë ndaluar duke u zbritur nga çatia me shkallët e zjarrfikëses.
Një grup anëtarësh të lëvizjes ID Verzet edhe dy ditë më parë kanë kryer një veprim të ngjashëm duke varur një pankartë me shprehje të ngjashme në minaren dhe çatinë e xhamisë Teuhid ndërtimi i së cilës është në vazhdim në qytetin Venlo.
Gjithashtu edhe kohë më parë një grup anëtarësh të lëvizjes raciste PEGIDA varën një afish me mbishkrime islamofobike dhe raciste fillimisht në ndërtesën e xhamisë në ndërtim Selimiye në qytetin Veghel dhe më pas në hyrjen e një shkolle fillore në qytetin Leiden.