2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Holanda flet për Latifen, e cila përzuri hajdutin me leckë pluhuri

Më të lexuarat

Holanda flet për gruan turke me prejardhje nga qyteti i Konya-s, Latife Peker, e cila përzuri hajdutin i cili kishte hyrë në furrën e saj me satër në qytetin Deventer

Holanda flet për gruan turke me prejardhje nga qyteti i Konya-s, Latife Peker, e cila përzuri hajdutin i cili kishte hyrë në furrën e saj me satër në qytetin Deventer, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas imazheve të publikuara në rrjetet sociale, përderisa pronarja e biznesit, Latife Peker, po pastronte me një leckë pluhuri dhe ujë për pastrimin e xhamit, një hajdut i maskuar me satër shkon direkt në kasafortën e furrës.

Peker kundërshtoi menjëherë hajdutin dhe filloi ta godasë. Hajduti fillimisht u përlesh me Latifen për pak kohë, ndërsa më pas filloi të ikë nga furra pasi ra në tokë.

Pas një përleshjeje të shkurtër me një holandez i cili hyri në furrë, hajduti arrin të arratiset me biçikletë.

47-vjeçarja Peker, nënë e tre fëmijëve, e cila menaxhon një furrë buke të quajtur “Mevlana” në qytetin Deventer, tha për mediat lokale se ngjarja u zhvillua papritur dhe se nuk e ka parë thikën në dorën e hajdutit, duke shtuar se nuk e kishte menduar kurrë vdekjen.


/aa/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit