1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Hixhabi i studentes shkak për pranimin e Islamit nga një doktor shkence amerikan

Më të lexuarat

Shkaku kryesor për pranimin e Islamit nga ana e një doktori amerikan ishte hixhabi i një studenteje amerikane, e cila mburrej me fenë e saj, mburrej me hixhabin e saj…

Bashkë me të, Islamin e kanë pranuar edhe tre doktorë tjerë të universitetit dhe katër studentë.
Shkak i drejtpërdrejtë i pranimit të Islamit nga këta shtatë persona ishte: HIXHABI – Veshja e gruas në Islam.
Nuk do ta zgjas shumë prezantimin për shkak të emocioneve por do ta transmetojë ashtu siç e rrëfeu vet doktori amerikan, i cili tani mban emrin e Pejgamberit [alejhiselam]. Quhet Muhammed Akwa.

Doktori fillon të na rrëfen tregimin e vet e thotë: “Para katër vitesh, në universitet u krijua një kaos, sepse në atë vit akademik ishte pranuar një studente amerikane muslimane, e cila vishte hixhab. Në mesin e profesorëve të saj, ishte një profesor fanatik dhe i cili e urrente shumë Islamin. Madje ishte në armiqësi edhe me të gjithë ata që nuk sulmonin Islamin. Nëse këtë e kuptojmë atëherë armiqësia e tij ndaj atyre që përqafojnë dhe kryejnë ritet e tij është e hapur dhe shumëfish më e madhe. Cdoherë që i jepej mundësia, shfrytëzonte rastin dhe para saj përqeshte Islamin. Zhvillonte luftë të dhunshme ndaj saj. Kur ajo diskutonte e qetë me të, atij vetëm sa i shtohej urrejtja ndaj saj kështu që filloi ta luftonte me një metodë tjetër, duke ia pakësuar poenët, duke i dhënë punime seminarike shumë të vështira dhe kërcënime për rezultatin përfundimtar. Kur e gjora nuk gjeti rrugëdalje prej padrejtësive të këtij “profesori”, iu ankua rektorit të universitetit, që t’i bëj një çare.

Administrata e universitetit kishte vendosur që të mbaj një mbledhje me profesorin dhe me studenten muslimane, që t’i dëgjoj ankesat e të dyve. Kur erdhi koha e takimit, prezantuan shumica e strukturës mësimdhënëse. Ishim shumë të interesuar të prezantonim në këtë tryeze të rrumbullakët, e cila konsiderohet e para e llojit të vet në universitetin tonë. Filloi mbledhja dhe vajza shprehu para të gjithëve ankesën e saj se profesori në fjalë urrente fenë e saj dhe mu për këtë, ai nuk është duke përfillur të drejtat e saja shkencore. Këtë e argumentoi me shumë shembuj të përditshmërisë së saj me atë profesor. Ajo kërkoi nga ne që të dëgjonim mendimet e disa studentëve, të cilët janë kolegë të saj. Në mesin e tyre (studentëve) kishte që u shprehen butë ndaj saj, dëshmuan për të dhe se dallimi në fe nuk i pengonte të flisnin mirë për të.

Ndërsa profesori pas fjalës së studentes myslimane filloi ta mbronte veten e tij. Vazhdoi të fliste derisa filloi të thellohej në bisedë duke sharë dhe fyer Islamin. U ngrit vajza dhe filloi te mbronte fenë e saj me shumë njohuri dhe argumente. Të folurit e saj kishte aq fuqi sa te gjithë neve na tërhoqi për ta dëgjuar, madje në disa raste e ndërprenim për ndonjë sqarim. Kur doktori (profesori) na pa se ne ishim të interesuar në dëgjim dhe diskutim, e lëshoi sallën dhe doli. Ai u shqetësua për shkak të interesimit dhe reagimeve tona kështu që shkoi ai dhe ata, që mendonin se kjo temë nuk zgjon asfare interesimi për ta.

E them me plot bindje se ne, një grup profesorësh, përcillnim me vëmendje bisedën ndërsa në fund të saj, vajza u ngrit dhe na shpërndau nga dy fletë, të titulluara “Cfarë do të thotë Islami për mua!” , ku kishte cekur motivet, të cilat e kishin shtyrë ta pranonte Islamin. Pastaj sqaroi rëndësinë dhe gjurmët e hixhabit. Sqaroi ndjenjat e saja të thella brenda kësaj veshje dhe këtij hixhabi, me të cilin mbulon kokën (flokët), dhe i cili ia shkaktoi tërë këto probleme.

Qëndrimi i saj ishte i fortë por mbledhja nuk përfundoi me asfare vendimi për asnjërën palë. Ajo tha se po e mbron të drejtën e saj, po lufton për hire të saj, dhe u ankua se në rast se nuk korrë sukses të favorshëm, do t’i shtojë përpjekjet për të drejtën e saj, edhe nëse detyrohet që për disa kohë ta shtyjë shkollimin.

Vërtet, qëndrimi i saj ishte qëndrim, dhe ne, anëtarët e këshillit mësimdhënës, nuk e kishim pritur këtë nivel të vendosmërisë së kësaj studenteje për mbrojtjen e parimeve të saja.

Zyrtarisht, e anashkaluam rezistencën e kësaj femre, por, sa më përket mua, filloi një luftë e brendshme për ndërrimin e fesë. Më hyri Islami në gjak, dhe çdo gjë që njihja rreth Islamit ma bënte edhe më të dashur dhe më nxiste ta përqafoja kështu që pas disa muajve e shpalla Islamin tim, duke më pasuar një doktor, pastaj tjetri e pas tij edhe katër studente po në këtë vit.
Ja kështu, brenda një kohe të shkurtër u bëmë një grup, që derdhim mund dhe energji për prezantimin e Islamit dhe ftimin në të. Tani janë disa njerëz, të cilët janë duke u menduar rreth kësaj Islamit dhe se shpejti inshaAllah (nëse do Allahu) do të përhapët lajmi në universitet për pranimin e Islamit nga ana e tyre.

Falënderimi i takon Allahut te Vetëm!

Burimi: Gazeta ‘El-Ittihad el-Imaratijje’, cituar sipas: http://www.twbh.com

Përshtati në shqip: Sedat Gani Islami

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit