2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Historiku i përmbledhur i marrëdhënieve turko-izraelite

Më të lexuarat

• Turqia ishte një nga vendet e para që njohu Izraelin në 28 Mars 1949, më pak se një vit pas themelimit të tij. Në vitin 1958, Kryeministri izraelit David Ben-Gurion dhe kryeministri turk Adnan Menderes nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi kundër ekstremizmit dhe ndikimit të Bashkimit Sovjetik në Lindjen e Mesme.
• Pasi Turqia u bashkua me NATO-n në vitin 1952, marrëdhëniet midis tyre u thelluan edhe më tej në fushat ushtarake dhe të sigurisë. Si rezultat ata nënshkruan Traktatin e Paktit Periferik me Etiopinë në vitin1958, traktakt i cili e lidhte Turqinë dhe Izraeli me marrëdhënie të dalluara ekonomike dhe ushtarake në atë kohë. Në 1986, u emërua një ambasador si i ngarkuar me punë në Tel Aviv.
• Askush nuk e mohon që fillimi i viteve nëntëdhjetë ishte një periudhë e artë mes tyre me vizitën e kryeministres turke Tansu Çiller në Izrael në vitin 1994 dhe më pas me vizitën e Presidentit Suleyman Demirel në Izrael në 1996. Në këtë periudhë ai nënshkroi dhjetra marrëveshje në fushat ushtarake, të sigurisë, ekonomike dhe politikës, ku më e rëndësishmja prej të cilave ishte trajnimi i pilotëve izraelitë në Turqi.
• Marrëdhëniet nuk ndryshuan me ardhjen e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP), veçanërisht në nivelin e udhëheqjes së saj dhe jo në nivelin e programit të saj të qeverisjes. Në vitin 2002 pati një përkeqësimin të marrëdhënieve midis dy vendeve dhe u realizuan vizita diplomatike reciproke në nivelet më të larta, më e rëndësishmja prej të cilave ishte vizita e Abdullah Gul dhe më pas kryeministrit Erdogan në atë kohë në Izrael në vitin 2005.
• Turqia ishte ndërmjetësi midis Izraelit, Sirisë dhe Pakistanit. Marrëdhëniet u përkeqësuan për shkak të agresionit në Gaza 2008, të cilin Turqia e konsideroi një goditje dhe një tradhti të negociatave indirekte dhe të përpjekjeve të saj për marrëdhëniet midis Sirisë dhe Izraelit.
• Atëherë marëdhëniet do të kalonin nëpër disa kriza, ku më e rëndësishmja prej të cilave është ngjarja e Davosit 2009, e cila dëshmoi një grindje midis Erdoganit dhe Shimon Peresit, qw u përpoq të legjitimonte sulmin izraelit në Gaza, sulm të cilit Erdogan iu përgjigj: “Zëri juaj i lartë vjen nga ndjenjat e fajit kur bëhet fjalë për vrasjen. Ju e dini shumë mirë se si të vrisni. Unë e di shumë mirë se si i vratë fëmijët. Davosi ka mbaruar për mua “.
• Më tej pasoi kriza e fyerjes së ambasadorit turk në Tel Aviv 2010. Atëkohë Tel Avivi kërkoi falje zyrtarisht pas kësaj .. Unë mendoj se kulmi i mosmarrëveshjes ishte sulmi izraelit ndaj anijes Marmara, pas të cilit marrëdhëniet diplomatike midis të dy palëve ranë në nivelet e tyre më të ulëta.
• Për t’u theksuar është fakti se qeveria turke nuk ishte mbështetëse e idesë së Flotiljes së Lirisë dhe i udhëtimit të saj për të thyer rrethimin në Gaza 2010, por sulmi ndaj saj dhe vrasja e qytetarëve turq e vendosën atë në një pozicion për të mbrojtur sovranitetin e saj dhe të qytetarëve të saj. Ajo që ndodhi ishte: Tërheqja e ambasadorit turk, dëbimi i ambasadorit izraelit, anulimi i manovrave ushtarake, anulimi i marrëveshjeve të armëve dhe ngrirja e dhjetra marrëveshjeve
• Ekziston një nivel minimal bashkëpunimi midis dy palëve në disa dosje rajonale dhe interesa ekonomike. Marrëdhënia midis dy palëve ka zgjatur me dekada, në të cilën nuk mund të bëhen ndryshime rrënjësore dhe të drejtpërdrejta.
• Një marrëdhënie me Izraelin konsiderohet si një nga linjat e përgjithshme të sigurisë kombëtare dhe interesave që një pushtetar nuk mund t’i përmbysë në mënyrë dramatike. Një nga supozimet turke është nënshtrimi i politikës ekonomike ndaj politikës së jashtme të “angazhimit të përforcuar”, që do të thotë ruajtja e marrëdhënieve ekonomike pavarësisht dallimeve politike dhe shfrytëzimit të çdo ngjarjeje.
• Turqia nuk hyn në konfrontim me asnjë palë, sado e vogël qoftë, pa partnerë rajonalë, pavarësisht ashpërsisë së gjuhes së përdorur.
• Marrëdhënia me Izraelin konsiderohet brenda sistemit të rëndësishëm të marrëdhënieve (Amerika, Bashkimi Evropian dhe NATO)
• Në fund, Turqia nuk ka më nevojë për armë. Turqia e vitit 2020 nuk është kurrë më si Turqia e vitit 2011.
Disa libra turqisht për referencën tuaj. Si burime dokumentacioni, ka shumë Ahmet Kuyaş “Yay.Yönetmeni”. Rifat Uçarol, Siyasi Tarih (1799-2001). Fahir Armaoğlu, Yüzyıl Siyasi Tarihi.

 

v.o. shenime nga @ela_kravan

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit