4.8 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Historike në Selanik: rihapje e një xhamie pas 102 vitesh

Më të lexuarat

Rikthimi i Islamit në ish-kryeqytetin osman dhe hebraik të ish-Perandorisë me zemrën në Stamboll

Ish-kryeqyteti Osman i Ballkanit, Selaniku, pas 102 vitesh, pati sot si çast historik riahpjen e xhamisë Jeni, një prej dhjetrave që feksnin dikur në këtë qytet grek.

Kjo xhami, vetëkuptueshëm për një shtet që e ka patur kauzë zhbërjen e jetës islame dhe gjurmëve të saj, më së shumti pikërisht në Selanik, është përdorur si hapësirë ​​ekspozite për Galerinë e Arteve komunale. Por këtë Fitër Bajram asaj iu rikthye identiteti i saj.

Që në orët e para të mëngjesit, aty mbërriti një numër i madh besimtarësh për të falur namazin e Fiter Bajramit.

Vendimi u morr nga Sekretariati i Përgjithshëm i Feve. Lutja e parë filloi në orën 07.30, nga imami egjiptian Taha Apdelgalil, shtetas grek dhe anëtar i komitetit fetar të Xhamisë së Athinës.

Ceremonia rituale u mbajt për rreth gjysmë ore. Predikimi u mbajt sa në arabisht e sa në greqisht.

Është ky një zhvillim historik për një vend që pothuajse e shkretoi jetën islame pas shkëputjes nga Perandoria Osmane.

Selaniku ishte njëherësh dhe kryeqendër e hebrenjve sefarditë nën, ardhur aty nga zemërgjerësia osmane e islame njëherësh, pas persekutimit të tyre në Spanjën e krishterë. /tesheshi.com/     

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit