-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Historike, në Kopenhagën ka më shumë biçikleta se automjete

Më të lexuarat

Danimarka sapo ka arritur një marrëveshje të rëndësishme në politikën e saj të zhvillimit dhe nxitjes së përdorimit të biçikletave në qytet. Siç raporton gazeta britanike “The Guardian” , në Kopenhagën janë regjistruar 35.080 dy rrotakë në qarkullim, në krahasim me vitin e shkuar për një numër total prej 265 mijë, ndërsa numri i makinave ka qëndruar 252 mijë.

Një rekord i bukur për kryeqytetin danez, i cili në fillim të viteve ’70 ka promovuar një plan për të nxitur përdorimin e biçikletave në qytet, i konfirmuar në 2005-ën me një investim prej 135 mld për të përmirësuar pistat ku do të kalojnë biçikletat. Sipas gazetës, sforcimet për të krijuar një qytet biçikletash është shpërblyer, ndërkohë që “trafiku i tyre është shtuar me 68% në 20 vjet”.

Kopenhagën nuk është qyteti i parë që ka arritur një objektiv të tillë. Rekordi absolut i takon Amsterdamit në Holandë, që arriti ta “presë” që në vitin 1995.

Sa i takon Holandës, ky shtet ka 22,000 milje korsi biçikletash. Më shumë se një e katërta e lëvizjeve kryhet me biçikletë, krahasuar me 2% në Britaninë e madhe. 38% ne Amsterdam dhe 59% në qytetin Universitar të Groningen. Të gjitha qytetet kryesore të Holandës kane aplikuar “shërbyesit civilë të biçikletave”, të cilët kanë detyrë të mirëmbajnë rrjetin e korsive. Dhe popullariteti I biçikletës është duke u rritur, pjesërisht falë zhvillimit të biçikletave elektrike.

Unioni i Çiklistëve që fillimisht ishte një grup aktivistësh të zakonshëm, tani është një organizatë e respektuar me 40,000 anëtarë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit