4.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Historiani serb: Të gjithë kandidatët për president të Serbisë po e përkrahin agresionin e Putinit në Ukrainë

Më të lexuarat

Historiani dhe profesori universitar nga Beogradi, Nikola Samarxhiq ka thënë se të gjithë kandidatët për president të Serbisë e mbështesin Vladimir Putinin dhe agresionin e tij në Ukrainë.

Samarxhiq me anë të një reagimi në Twitter ka theksuar agresioni rus në Ukrainë ua ka humbur kuptimin e zgjedhjeve në Serbi.

“Agresioni i [Vladimir] Putinit në Ukrainë ua ka humbur kuptimin zgjedhjeve në Serbi. Të gjithë kandidatët për president [të Serbisë] e përkrahin agresionin e Putinit në Ukrainë. Gjeneratë e teknologjive të reja”, theksuar Samarxhiq.

Zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në Serbi do të mbahen më 3 prill.

Serbia udhëhiqet nga Partia Përparimtare e Serbisë (SNS), e cila drejtohet nga Aleksandar Vuçiq, i cili është president i këtij vendi.

Partia e Vuçiqit është në pushtet që nga vitit 2012 dhe gjatë kësaj kohe ka rritur bashkëpunimin me Federatën e Rusisë.

Në anën tjetër, Serbia është armatosur nga Rusia, gjë të cilën e ka kritikuar në vazhdimësi Bashkimi Evropian dhe shtetet perëndimore. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit