-1.6 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Historiani nga Londra e bënë horë islamofobin Blerim Latifi

Më të lexuarat

Daut Dauti, historiani shqiptar që jeton në Londër para ca ditësh ka shkruar një shkrim për Polakët dhe shqiptarët, ku bënë një krahasim mes këtyre dy popujve, ku sipas tij shqiptarët shprehen për polakët me shumë racizëm, por e vërteta qëndron ndryshe. Ka reagur pas shkrimit të tij, “Profesori” i Filozofisë, këshilltari i Kadri Veselit, islamofobi Blerim Latifi, ku me këtë tregon nivelin e tij prej injoranti që e ka. Më poshtë ne sjellim shkrimin e historianit Daut Dauti, lidhur me injorancën e Blerim Latifit.

Për Blerim ‘profesorin‘:

Autoracizmi Latifian

Postimi im me titullin ‘Për polakët dhe shqiptarët‘, ka zgjuar interesim dhe ka nxitur reagime të mëdha. Reagimet janë kryesisht pozitive dhe ky fakt vërteton se te lexuesit tanë mbretëron një logjikë e shëndoshë dhe një interesim i madh për përmirësimin e gjendjes së rëndë në të cilën janë kapluar. Por, ka edhe reagime negative. Postimi duket sa ka marrë dhenë pasi është botuar nga Gazeta Express, nga Telegrafi dhe nga disa media tjera. Gazeta Express ia ka bërë shkrimit një hyrje që i jep ngjyrimin e sensacionit të tabloideve. Natyrisht, gazeta e ka të drejtën e prezantimit të shkrimeve. Unë nuk pajtohem me këtë veprim, por ndaj shkrimit është treguar profesionalizëm sepse është botuar ashtu siç e kam shkruar.

Ju që e keni lexuar postimin apo shkrimin, e dini se aty paraqitet mendimi im për një çështje negative, më saktësisht për perceptimet apo paragjykimet që ne shqiptarët i kemi krijuar për popujt tjerë, veçanërisht për polakët – një popull ky i njohur për art e kulturë dhe për një nga universitetet më të vjetra në botë. Me pak fjalë, është kritikë për një qëndrim tonin të gabuar që kemi për popujt tjerë nga ku mund të shfaqen problemet shoqërore, përfshirë racizmin.

Arsyeja e këtij postimi tim të sotëm është reagimi i Blerim Latifit i cili, me sa e di unë, është ‘profesor‘ diku. Blerim ‘profesori‘, në faqen e tij në Facebook, shkrimin tim e ka prezantuar me qëllim që të krijojë efekt dhe ndjenjë të keqe. Rregullat që i cakton rrjeti Facebook dhe të gjitha forumet tjera për diskutime kërkojnë që opinioni i prezantuesit të përcillet me shkrimin që kontestohet. Por, Blerim ‘profesori‘ e ka nxjerrë vetëm fjalinë e parë nga shkrimi dhe me të, duke e fshehur brendinë e tekstit, i ka manipuluar ‘lexuesit‘ e tij.

Në qëndrimin e tij, siç mund ta shihni më poshtë, Blerim ‘profesori‘, me një vokabular denigrues, më akuzon për të padijshëm, për racist dhe për të çmendur. Më saktësisht, ai më akuzon se jam racist ndaj popullit tim, e cila gjë për të është hajvanllëk. Këto janë terme të cilat evitohen në botën akademike por siç duket Blerim ‘profesori’ nuk banon në këtë mes. Vendbanimi i tij janë moçalet dhe rovinat provinciale ballkanike ku ai byrytet me krenari duke krijuar spektakël para patronëve dhe publikut të tij naiv.

Por, këtu kemi të bëjmë edhe me probleme konceptuale që i nxjerr Blerim ‘profesori‘. Siç dihet, definicioni për racizmin nuk parasheh racizëm ndaj llojit apo racës tënde. Racizmi lidhet ngushtë me paragjykimet, me diskriminimin apo antagonizmat që dikush i një race i shfaq ndaj racës tjetër bazuar në besimin se raca e tij është superiore. Por, Blerim ‘profesori‘ duket që nuk e di këtë punë. Nga mosdija dhe për shkak të qëndrimit tim, ai e ka shpikur një term të ri të cilin tashti mund ta quajmë ‘autoracizëm latifian’.

Ai po ashtu jep përshtypjen se nuk e ka lexuar shkrimin tim. Por, ne nuk duhet ta besojmë këtë pasi ai, pra Blerimi, është ‘profesor‘ dhe nuk bën gabime të tilla! Në fakt, ai e di saktësisht se çfarë bën. Ai shkrimin tim e sheh si kritikë ndaj sojit të tij që i shpërndanë mu ato paragjykime që i kritikoj unë dhe aty ai e sheh veten të sulmuar.

Blerim ‘profesori‘ e ka edhe një hall tjetër më të madh. Të gjithë ne e dijmë se ai është edhe shërbëtor (rrogëtar) i pushtetit i cili nga të gjitha anët kritikohet si anti-demokratik dhe i korruptuar deri në fyt. Ky është halli i tij parësor. Ndryshe, nuk ekziston arsye tjetër pse një profesor universitar të merret me këto kritika. Natyrisht që reagimi i tij, siç vërtetohet nga gjuha e aplikuar, ka më shumë karakter rrugaçërie se sa akademike. Me këtë, Blerim ‘profesori’ na bënë me dije se ai, tani më, ka marrë formën e një furqe të cilën, përdoruesi i tij (pushteti autokrat), e ka dëmtuar duke e përdorur për pastrimin e pengesave. Po ashtu, si ‘profesor’ në universitetin i cili – nga pushteti të cilit i shërben – është degraduar aq keq sa që sot shquhet më së shumti për nga injoranca.

Pa marrë parasyshë nga cili kënd e vështroni Blerim ’profesorin’, ai duket shumë i vrazhdtë dhe aspak akademik çfarë paraqitet. Në fakt, ai e paraqet tendencën e dominimit të elementit primitiv rural mbi atë urban e cila gjë në historinë planetare ndodhë më rrallë se zënia e diellit. Mendja e tij është mbindërtim brutal i intelektualit të sotëm të Kosovës. Është identike, figurativisht, me shëmtinë e mbindërtimeve pa leje në Prishtinë. Më shkurt, Blerim ’profesori’ është ekzemplari prominent i dështimit tonë. Ai është dënimi jonë me të cilin ne i lajmë gjynahet, gabimet, indiferencën, mungesën e guximit qytetar dhe oportunitetin tonë që kemi treguar gjatë dekadave të fundit.

Duke e paragjykuar shkrimin tim, hapësirën e tij në rrjetin Facebook, ‘profesori’ e shfrytëzon për diskreditim të kritikëve. Aty ai ka nxitur dhe ndërsyer qindra ‘lexues‘ të tij kundër meje. Shumica e këtyre të ndërsyerve agresivë kullosin pa kërpesh në livadhin shterp të ‘profesorit‘. Natyrisht, shumica e tyre dërmuese, duke qenë halabakë, nuk e kanë lexuar shkrimin e as që dëshirojnë të dëgjojnë për të. Këta reagues janë përfaqësuesit e injorancës dhe mjerimit paragjykues që gjejnë mbrojtje nën strehën ‘patriotike’ të ‘profesorit’ dhe ku luajnë valle turbo-folk. Në fakt, vet këta, në krye me ‘profesorin‘, janë krijesa të paragjykimeve. Nga kjo pozitë, disa dhjetëra ‘komentues‘, të inkurajuar nga ‘profesori’, vjellin vrer dhe shpërndajnë sharje e urrejtje kundër meje. Më shajnë së bashku me familje, farefis të ngushtë e të gjërë dhe refuzojnë përcaktimin tim kombëtar duke e vënë në dyshim edhe prejardhjen time biologjike. Por, natyrisht, ka edhe nga ata që e qortojnë Blerim ‘profesorin‘ për këtë qëndrim skandaloz ndaj meje dhe kjo gjë duhet të na gëzoj. Mirëpo, komenteve të tilla ‘profesori‘ u rri gati dhe shumicën e tyre i fshinë.

Deri këtu flitet për karakterin e një njeriu që është larg natyrës që kërkojnë rregullat akademike. Sikur ky lloj profesori të ekzistonte në ndonjë universitet evropian, do të përjashtohej menjëherë nga puna vetëm për shkak të postimit në fjalë. Nëse e shikoni postimin, Blerim ‘profesori‘ ka bërë ftesë publike jo vetëm për ta diskredituar personalitetin tim, por edhe për të më linçuar. Për fat të keq, qëllimit të Blerim ‘profesorit‘ i kanë besuar shumë vetë. Si rezultat i kësaj, kam marrë kërcënime anonime, por edhe të hapura nga personat që nuk e fshehin identitetin. Këtu kemi të bëjmë më një vepër penale të nxitur nga Blerim ‘profesori‘. Postimi i tij përbën bazë edhe për padi civile pasi që duke më shpallur racist, e ka cenuar rëndë reputacionin tim në Britani të Madhe ku unë punoj dhe jetoj. Me këtë veprim joligjor më është rrezikuar kontinuiteti hulumtues shkencor e akademik. Pa marrë parasysh se ai nuk e kupton definicionin për racizëm, mua më ka akuzuar për racist. Kjo është akuzë serioze dhe e rëndë në vendin ku jetoj unë, për çka gjykatat merren seriozisht me këtë.

‘Profesori’ e ka lidhur ngushtë karrierën e tij ‘akademike’ me politikën dhe nuk i ka parasyshë këto gjëra për arsye se në mendjen e tij primitive nuk ekziston institucioni gjygjësor. ‘Profesori’ është mashë e patronëve të tij në procesin e nënshtrimit të institucioneve, përfshirë gjykatat. Ja pra, kështu është kur ne gjendemi para dështimit në të gjitha aspektet dhe lejojmë që njerëz si Blerim ‘profesori’ të dalin në sipërfaqe dhe të hyjnë në elitën shoqërore. Por, agresiviteti i ‘profesorit’ ndaj meje paraqet shpurthjet e fundit të një sistemi të kapur kriminel. Fuqia politike e Blerim ‘profesorit’ jeton me ditë të huazuara. Ai e din mirë këtë se është edhe ‘filozof’ prishtine. Lloji i tij e heton herët tërmetin dhe fundosjen e anijes.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit