2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Historia tronditëse e vrasjes në Mamurras: Viktima dhe autori, njiheshin që fëmijë. Gjithçka nisi nga një sherr në berberanë

Më të lexuarat

Fax News ka kontaktuar me familjarët e Indrit Pepës, 27-vjeçari i cili humbi jetën një ditë më parë pas një atentati në derën e shtëpisë së tij në Kurbin, ndërsa në kërkim për këtë ngjarje është shpallur Agron Markola.

Sipas vetë familjarëve, viktima Indrit Pepa dhe autori i shpallur në kërkim Agron Markola njiheshin që në fëmijëri me njëri- tjetrin, madje Indriti dhe Azis Markola, vëllai i autorit të dyshuar, kanë qenë shokë.

Gjithçka ka nisur 6 vite më parë në një lokal në Mamurras, moment kur viktima dhe Agron Markola debatojnë me njëri-tjetrin, por gjithçka duket se përfundon me aq atë natë, pasi Indriti i thotë Agronit që “ne jemi rritur bashkë, kemi veshur rrobat e njëri-tjetrit e unë kam në shtëpi fotot tuaja”.

Por pas 3 ditësh Agron Markola dhe Azis Markola e kapin viktimën të cilin e rrahin me qytën e pistoletës duke e lënë në gjendje kome.

Konflikti rindizet një vit më pas, kur viktima (Indriti) po qëndronte përballë në një berberhane të qytetit me Azis Markolën.

Indriti, në atë kohë 20 vjeç, për t’iu shmangur atij që e kishte lënë thuajse të vdekur një vit më parë, del nga berberhana dhe shkon gjen nje armë zjarri tip pushkë të modifikuar e kthehet në berberhane me qëllimin për t’i marrë armën Azisit dhe për ta rrahur në mënyrë që të hakmerrej për atë që i kishte bërë një vit më parë.

Në momentin që Indriti futet në berberhane, atë e kapin disa qytetarë për ta bllokuar nga frika se do qëllonte.

Sipas familjarëve, pa dashje nga arma shkrepet një plumb, i cili e plagos Azisin në këmbë.

Nga ajo kohë familja e të ndjerit ka kërkuar disa herë të pajtohet me të dëmtuarin, por pa e arritur qëllimin.

Drama bëhet akoma më e rëndë kur familjarët tregojnë se para 3 vitesh Indriti emigron në Gjermani dhe atje kërkon azil, pasi në Shqipëri ndihej i rrezikuar.

Atje viktima bëhet edhe baba i një vajze, e cila sot është 3 vjeç.

Por pas 1 vit e gjysëm qëndrim në Gjermani Indriti deportohet nga shteti gjerman me arsyetimin se Shqipëria është vend i sigurt dhe se atij nuk i rrezikohet seriozisht jeta.

Vendimi ishte marrë bazuar në përgjigjet që shteti shqiptar i ka dërguar shtetit gjerman.

Por sesa e sigurtë ishte Shqipëria për Indrit Pepën, ajo u pa mëngjesin e 6 shtatorit.

Sipas dinamikës së treguar nga familja e tij, mësohet viktima po pinte në një lokal së bashku me disa miq të tij.

Rreth orës 04:00 ata dalin nga lokali dhe pasi shoqëron shokët e tij nëpër shtëpite e tyre, Indrit Pepa është nisur për në banesën e tij.

Në momentin që ai ka zbritur nga makina për të hyrë në shtëpi, ka venë re dy persona dhe menjëhere ka ikur me vrap për t’u larguar, por autorët, të cilët sipas familjarëve kanë qenë 2 veta të armatosur, i janë vënë pas, duke qëlluar në drejtim të tij disa herë.

Si pasojë e plumbave të marrë në këmbë, Indriti është rrëzuar përdhe dhe autorët i janë afruar duke e qëlluar atë përsëri për tu siguruar që e kishin vrarë.(Faxnews.al)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit