4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Historia prekëse – Çmimi i tmerrshëm i kërkimit të një jete më të mirë në Europë

Më të lexuarat

Tre foto në celularin e tij janë gjithçka që Yaya Sangare i kujtojnë se dikur ka pasur një familje.Nëntë muaj më parë, gruaja dhe tre djemtë e tij u mbytën në brigjet e Libisë.

“Unë mbaja në krahë djalin tim të porsalindur Kami Davide, kur ai vdiq”, tregon ai në heshtje, ndërsa kalon me rradhë nëpër albumin e vogël të fotove në telefonin e tij celular të plasaritur.

Gruaja e tij, Seri Dejezi dhe dy djemtë e tjerë Eli 12 vjeç dhe Elise 14-vjeç, vdiqën gjithashtu kur varka e tyre u fundos në Mesdhe.

Duke u ulur në shkallët e Piazza Garibaldi në nxehtësinë e Napolit, 38-vjeçari vazhdon të mbajë fotot e bijve të tij.

“Këta djem … i dua aq shumë.”

Tani është vetëm Yaya dhe vajza e tij katërvjeçare, Deborah.

Ajo qesh, këndon, herë pas here i kap dorën të atit për ti tërhequr vëmendjen.

Deborah ishte gjithashtu në barkë natën fatale, por Yaya thotë se nuk flasin për këtë.

“Do t’i tregoj asaj një ditë atë që ndodhi, ndonjëherë e kujton, por një ditë unë do të ulem dhe do t’i tregoj të gjithë historinë, por jo tani”.

Fillimisht nga Bregu i Fildishtë, Yaya u largua gjatë luftës së parë civile në vitin 2002.

Duke kaluar shkretëtirën në Mali dhe pastaj në Algjeri, ai dhe familja e tij jetonin në kampet e refugjatëve përpara se të udhëtonin për në Libi, ku qëndruan për tre muaj.

Megjithatë, Yaya kishte dashur të arrijë në Evropë nga deti.

Me ishujt e saj dhe bregdetin e ekspozuar në të dy anët, Italia ka qenë destinacioni kryesor për refugjatët dhe emigrantët.

Nga janari deri në gusht të këtij viti, 97.000 njerëz dolën ilegalisht me varkë sipas Organizatës Ndërkombëtare të Migracionit (IOM) të OKB-së.

Por rruga shpesh është fatale. Më shumë se 2.000 njerëz kanë vdekur në det gjatë këtij viti.

Papa Françesku e quajti Mesdheun një “varrezë të madhe”, por Yaya thotë se e dinte se po merrte ndërmerrte një rrezik të madh për mbërritjen në Itali.

“Ne donim të largohemi sepse jeta në Libi ishte shumë e vështirë dhe dëshiroja një jetë më të mirë për familjen time në Evropë”, thotë ai.

Ai u pagoi më shumë se 3,000 euro trafikantëve për të shkuar në Sicili, por si shumë të tjerë u përball me dhunë nga ana e tyre.

Ata i thyen dhëmbët e sipërm teksa e shtynë me familjen në një nga 19 anijet e vogla.

“Ishim 154 njerëz në anije, sipër njëri-tjetrit. Ishte e tmerrshme”, thotë Yaya.

Varkat na lanë në rrugë natën, vetëm 19 vetë mbijetuan. Tre anije të tjera dhe të gjithë udhëtarët e tyre u zhdukën në ujërat e errëta.

Sytë e Yaya fillojnë të mbushen me lot, zëri i dridhet, por ai merr frymë thellë për të mos qarë para Deborah.

“Unë nuk mund ta gjeja bashkëshorten time Dejezi dhe djemtë, zemra ime u lëndua, nuk mund t’i ndihmoja, pastaj pashë që trupat e tyre lundronin”.

Ai dhe Deborah më në fund mbërritën në Siçili, me një çantë të vogël shpine me rroba.

Yaya jeton në një qendër refugjatësh në qytet me vajzën e tij të re. Ata të dy kanë statusin e refugjatit nga Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët në Liberi.

Por ai dëshiron të dalë, dhe me zemërim kujton një histori sesi një njeri u ofrua ti blejë vajzën.

“Nuk do ta harroj kurrë. Një burrë me një numër telefoni mu afrua dhe më tha ky njeri dëshiron të blejë vajzën tuaj për 30.000 euro.

“Do të shkoj në zyrën time (qendrën e pritjes së refugjatëve) i thashë dhe të shohim. U dhashë atyre të qendrës numrin, u tregova historinë time, fillova të qaja,” thotë Yaya.

Ai shton se asgjë nuk është bërë dhe se njeriu nuk është kapur kurrë. Ai ka frikë se qyteti mund ta shkatërrojë atë dhe Deboran.

“Nuk më pëlqen mënyra se si disa njerëz e shohin vajzën time. Më vjen keq që ajo mund të shfrytëzohet për drogë dhe prostitucion”, thotë ai.

Ndërsa tregon historinë e tij, ka dhjetëra të rinj dhe burra të me prejardhje afrikane, të mbledhur në Piazza Garibaldi.

Duke iu referuar atyre, ai thotë: “Nuk dua të jetoj kështu, kam frikë se do të mbetem në Napoli.

“Unë jam mjaft i fortë për të punuar, por nuk mund të gjej punë. Dua të vazhdoj të lëviz dhe të marr Deborah në SHBA apo Australi”.

Javën e kaluar, një prift katolik që ndihmon refugjatët u kërkoi afrikanëve të tjerë të mos i kthejnë shpinën atdheut të tyre.

Don Mussie Zerai tha se njerëzit duhet të mendohen dy herë përpara se të bëjnë udhëtimin e rrezikshëm në Evropë.

Por Yaya tund kokën kur e përmend këtë: “Nuk mund të kthehem në shtëpi, nuk më pëlqen politika atje, gjithashtu i kam premtuar një jetë më të mirë familjes sime”.

Ai thotë se tani është fokusuar në planet e tij dhe do të kthehet vetëm për të marrë nënën dhe anëtarët e tjerë të familjes.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit