21.4 C
Pristina
Wednesday, June 26, 2024

Historia – Malta nën Islam

Më të lexuarat

Në shekullin e IX, Islami mbretëroi nga rajoni i al-Andalusit deri në Indi. Kalifati Abasid kishte kryeqendrën e tij në Bagdad dhe shumë dinasti u ngjitën në kufijtë e kësaj Perandorie. Në Mesdhe, vetëm Bizantinët po rezistonin akoma. Por Kreta i’u mor atyre në vitin 824, Siçilia në 831G, Ishujt Balearikë, në 848G, ndjekur nga Sardenja dhe Korsika. Malta, një arqipelag i vogël ishujsh që shtrihen mes Magrebit dhe Italisë nuk bëjnë përjashtim. Pushtimi mysliman i rajonit u vendos më pas nga Aglabidët, një dinasti, hanefite dhe mu’tazilite, që sundonte mbi Ifrikija (Tunizi) vasal të Abasidëve.

Investuar nga një flotë e dërguar nga Emirati i Siçilisë në vitin 870, Malta u pushtua menjëherë. Arabët dhe berberët gjejnë strehim atje pa shumë vështirësi: ushtarët bizantinë ikën me nxitim dhe pak njerëz jetuan atje. Një fortifikim antik romak zgjidhet si kryeqytet: i cili do jetë Mdina. Por trazirat politike në Magreb janë të shumta dhe aglabidët shpejt u lëshuan vendin fatimidëve, që ishin shitë ismaili të cilët themeluan Kalifatin e tyre nga Ifrikija.

Malta kalon nën pushtetin e tyre në vitin 921G. Ata do të mbretëronin atje deri në vitin 1091G, vit kur mbreti Roger i Parë pushton ishullin. Nëse muslimanët tolerohen fillimisht nga ky norman dhe pasardhës i vikingëve, mbretërit e mëvonshëm nuk do të vononin shumë t’i shtynin besimtarët e Islamit në det. Islami zhduket plotësisht atje në shekullin e XIII të krishterë. Osmanët ishin përpjekur t’a rimerrnin Maltën dy herë, në 1565G dhe në 1614, por më kot.

Prania muslimane, megjithatë, ka lënë gjurmët e saj. Kulturat që vendi i njeh, përfshirë pambukun dhe teknikat e ujitjes janë vepër e muslimanëve. Gjuha malteze, pasardhëse e siculo-arabishtes e folur më parë në ishull, ka lënë ende thellësisht gjurmë nga arabishtja. Malta ka qenë gjithashtu vendi i shumë studiuesve, të tillë si, psh, Abū al-Kāsim Ibn Ramdan al-Mali. Toponimia e vendit është gjithashtu e qartë: rrugët mbajnë emërimin trik (Tarik / shteg), vendet janë emëruar Kbira (kabīr / grand) dhe Kamar (hëna). Që atëherë, një komunitet i vogël mysliman është rivendosur atje përmes imigracionit; aktualisht janë disa mijëra në një popullsi prej 400,000 banorësh.

Rezart Dani

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit