Gjuhësisht, El-Aksa do të thotë “e largët” ndërsa ka opinione të ndryshme përsa i përket asaj se pse i është dhënë ky emër. Ebu Hijani ka thënë: “I është dhënë për shkak të faktit që është xhamia më e largët nga Kaba”. Në anën tjetër, Ibën Atijje ka thënë: “Nuk i është dhënë ky emër për çdo arsye të lidhur me virtytshmërinë e saj. Ndryshe, i është dhënë ky emër për të treguar sesa madhështore ishte ngjarja e Israsë në një Natë”.
El-Aksa është xhamia e dytë e ndërtuar në tokë për adhrumin e Allahut pas Qabes. Allahu thotë: “Shtëpia (xhamia) e parë e ndërtuar për njerëz, është ajo në Bekë (Mekë), e dobishme udhërrëfyese për mbarë njerëzimin”. [Ali-Imran: 96]
Xhamia e el-Aksasë është ndërtuar katërdhjetë vjet pas Qabes ashtu siç është e konfirmuar nga hadithi i Ebu Dherrit, radijallahu anhu, kur ai e pyeti pejgamebrin, sal-lallahu alejhi ve sel-lem: ”Cila është xhamia e parë e ndërtuar mbi tokë? Ai, sal-lallahu alejhi ve sel-lem u përgjigj: “Xhamia e Haremit (Qabeja)”. Ebu Dheri pastaj e pyeti: ”Pastaj cila xhami?”. Ai, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, u përgjigj: ”Xhamia e el-Aksasë”. Ebu Dheri përsëri e pyeti: “Sa vjet ka midis të dyjave”. Ai, sal-lallahu alejhi ve sel-lem u përgjigj: ”katërdhjetë vite”.
Përshkak të periudhës së shkurtër midis ndërtimit të të dyjave xhamijave, disa dijetarë mbëjnë mendimin që Pejgamberi Ibrahim i ka ndërtuar të dyja ato. Shejhul Islam Ibën Tejmijje ka thënë: “El-Aksa është ndërtuar në kohën e Ibrahimit dhe Sulejmani e zgjeroi atë. Si rezultat secila nga tre xhamijat e shenjta ishte e ndërtuar nga pejgamberët në mënyrë që të faleshin me njërëzit e tyre”. Gjithashtu, historianët kanë përmendur që pejgamberi Jakub, alejhis selam, e ndërtoi xhaminë afër gurit prej të cilit Pejgamberi, Muhammedi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, u ngrit në qiejt.
Pejgamberi Sulejman, alejhis selam, rindërtoi strukturën e xhamisë el-Aksa, të cilën çifutët e përdorën pas vdekjes së tij si një tempull për të adhuruar idhuj, të cilat ata i pranojnë në tevratin e tyre të fabrikuar.
Në 587 P.E.S. Buhtanasari, mbreti i Babilonit pushtoi Jeruzalemin (El-Kudsin) plaçkitën çdo gjë dhe rrënuan strukturën e xhamisë el-Aksa. Ai i mori skllevër të gjithë ata që nuk u vranë dhe i mori në Babiloni. Kjo ishte një dënim për çifutët për korrupsionin që ata sollën dhe për fabrikimin e fesë së tyre. Allahu thotë që :”… “Ju do të bëni shkatërrime dy herë në tokë dhe do të tejkaloni duke bërë zullum të madh”. [el-Isra:4]
Në 538 P.E.S. çifutët u kthyen në Palestinë dhe e rindërtuan strukturën dhe e quajtën ate, tempulli i dytë.
Në 200 P.E.S. Pushtetari romak Hirodes e rikonstrukturoi dhe kjo qëndroi përmes kohës së Profetit Jahja dhe Isa alejhumus selam, të cilët ishin bashkëkohës, kjo është e konfirmuar në hadithin ku Allahu i urdhëroi Jahjas alejhis selam për të përcjellur pesë gjëra beni Israilëve ashtu siç Profeti Muhammed ka thënë: “Ai (Jahja) i grumbulloi njerëzit në Jeruzalem deri në atë kohë që xhamia el-Aksa u mbush aq shumë sa njerëzit qëndronin në ballkane e tij”.[Tirmidhiu]
Në vitin 70 Perandori Titus e shkatërroi strukturën dhe e dogji tërë qytetin e Jeruzalemit. Ai i la rrënojat e strukturës ashtu siç ishin.
Në vitin 135 Perandori Adriano i pastroi rrënojat dhe ndërtoi një tempull në vend të saj për adhurimin e idhujve. Ai e quajti atë “Jupiter” i cili ishte emri i njërit nga zotrat e Romakëve.
Kur krishterimi u përhap shumë në Palestinë, në fillim të shekullit të katërt të erës sonë, Perandori Konstantin, i cili themeloi krishtërimin atje, e shkatërroi tempullin e Jupiterit dhe ndërtoi një strukturë tjetër në vend të saj, e cila ishte ajo godinë të cilën Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ua përshkroi politeistëve Kurejshit për t’i provuar atyre që ai me të vërtetë e bëri udhëtimin e natës në Jeruzalem dhe përmes qiejsh.
Kjo strukturë ishte Kibla e parë ose drejtimi i muslimanëve për falje. El-Bera Ibën Azib ka transmetuar që: “Kur Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka ardhur në Medine, ai qëndroi me xhaxhallarët e tij dhe u fal drejt xhamisë el-Aksa për 16 muaj”.[Buhari] Kur muslimanët e morën Palestinën, ata panë që romakët e kishin kthyer ndërtesën në një rrënojë për t’i zemëruar çifutët. Si rezultat, kur Omer Ibën Hatabi, radijallahu anhu, i cili ishte lideri i muslimanëve në atë kohë, erdhi në Jeruzalem, ai e pyeti Ka’b el-Ahbarin, i cili ishte një nga ushtarët aty ku vendi i gurit ndodhej. Kështu Ka’b tregoi në drejtim e rrënojës dhe Umari i hoqi mbeturinat me ndihmën e muslimanëve.
Omeri, radijallahu anhu, vendosi ta rindërtonte xhaminë dhe pyeti për konsultim Ka’bin ku ta ndërtonin. Ka’bi sugjeroi ta ndërtonin prapa Gurit kështu që do të ishte në të njëjtin vend që pejgamberi Musa, alejhis selam, është falur. Por Omeri vendosi kundër kësaj, pasi dëshironte të ndryshonte nga çifutët, dhe kështu ai vendosi ta ndërtonte përballë Gurit.
Gjatë mbretërimit të Abdul Melik Ibën Mervan e tërë ndërtesa u rinovua. Midis gjërave që u sistemua ishte xhamia dhe Kupola e Gurit. Këto u ndërtuan nën mbikqyrjen e një dijetari të madh me emrin Raxha Ibën Hajua. Mbreti Abdul Melik veçoi të ardhurat e shtatë viteve veçanërisht për projektin e rinovimit e cila u përfundua në vitin 73 hixhri.
Në 154 hixhri gjatë mbretërimit të Ebu Xhafer el-Mansur, një tërmet e goditi Jeruzalemin dhe shkatërroi disa pjesë të xhamisë, kështu që ai urdhëroi rindërtimin e saj.
Në 158 hixhri, gjatë mbretërimit të El-Mehdit disa renovime u bënë tek xhamija dhe ajo u zgjerua.
Në 198 hixhri në kohën e El-Memunit disa renovime ju bënë xhamisë.
Në 1967 izraelitët pushtuan Jeruzalemin lindor, ku el-Aksa ndodhej, po e mbajti territorin e xhamisë nën mbikëqyrjen e ministrisë së punëve fetare, kështu që të mos zemëronin muslimanët në mbarë botën, por nuk ishte gjatë përpara se të fillonin të përpiqeshin ta pushtonin atë dhe për të ndërtuar në vend të saj një tempull çifut./observer