2.6 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Historia e skllavit musliman, që e mahniti Anglinë me intelegjencën e tij

Më të lexuarat

Ayuba Suleiman Diallo ka lindur në vitin 1701, në Lindje të Senegalit. Ai ishte rritur në një familje fetare gjë që e bëri që ai të memorizojë të gjithë Kuranin në moshë të re dhe ta familjarizoi veten me Medhhebin Maliki. Që në moshë të hershme u vërejt inteligjenca e tij e mahnitshme dhe memoria e tij e jashtëzakonshme.

Ai dhe babi i tij ishin tregtar skllevërish, sidoqoftë, ai ishte nxënë dhe kishte rënë viktimë e tregtimit të skllevërve në Atlantik. Kur skllevërit e kapën atë, ata i rruan mjekrën dhe dërguan në Annapolis, Maryland në vitin 1731. Ai ishte shitur për një familje që kishte plantacion të duhanit. Megjithëse Diallo përjetoi shumë vështirësi, ai vazhdon të falte namazet ditore dhe të praktikonte ritualet Islame. Familja që e bleu do ta poshtëronte atë duke e tallur atë dhe duke i hedhur gjëra të pista atij kur falej. Kjo e bëri që ai të ikte nga kjo familje, por u kap shumë shpejtë dhe pastaj u burgos.

Derisa ai ishte në burg u takua me avokatin anglez i quajtur Thomas Bluett. Bluett ishte i impresionuar nga devotshmëria e Diallos, shkrim – këndimi, inteligjenca dhe besnikëria ndaj fesë së tij. Bluett shkroi për Diallon në librin e tij “Disa kujtime nga Jeta e Jobit”:

“Kujtesa e tij ishte e jashtëzakonshme, kur ai ishte pesëmbëdhjetë vjeç ai mund të thoshte të gjithë Kuranin me zemër…”

Diallo shkroi një letër babait të tij që kishte udhëtuar nga Annapolis në Angli. Letra e tij do të binte në duart e James Edward Oglethorpe. James, i cili ishte zbuluesi i kolonisë së Gjeorgjisë. Letra ishte në gjuhën arabe dhe ai e dërgoi në Oxford për përkthim.

James ishte prekur nga sfidat që ishin prezantuar në letër. Në fakt, ai u prek aq shumë sa që pagoi paratë në këmbim të lirisë së Diallos dhe të ia sjellin atij në Angli. Përveç kësaj James urdhëroi që në Gjerogjia të ndalohej skllavëria, por për shkak të presioneve ekonomike që kishte Gjeorgjia, kjo ndalesë u heq.

Kur Diallo arriti në Angli në vitin 1733, ai ishte trajtuar i barabartë sikur njerëzit e bardhë të Anglisë. Ai do të u fliste rastësisht (gjë që e ishte jo e zakonshme për njerëzit me ngjyrë në atë kohë). Njerëzit me ngjyrë që vinin nga Afrika shiheshin si njerëz me inteligjencë të ulët, duke i parë inferior ndaj shumicës së bardhë, kështu që kur Diallo do të futej në debate teologjike me priftërinjtë dhe peshkopët e Krishterë, njerëzit do të habiteshin me inteligjencën e tij, besimet monoteiste dhe devotshmërinë.

Para se ai të kthej në Afrikë në vitin 1734, një portaret i Diallos ishte bërë.

Portreti i bërë nga William Hoare padyshim që është i bukur.

Është një përshkrim realist që pasqyron dritën dhe hijet në fytyrën e tij, ku ajo duket shumë realiste. Megjithatë, kjo nuk është arsyeja pse ky portret është kaq i veçantë. Nëse keni një vështrim në portrete ose pamje të njerëzve nga prejardhje afrikane gjatë shekullit të 18-të do të gjeni disa gjëra që mund t’ju shqetësojnë. Shpesh ato përshkruhen në mënyrë të atillë ku i ekzagjerojnë tiparet e tyre të fytyrës në mënyra të panatyrshme dhe shpesh nuk janë subjekt i ndonjë pikture, të reduktuar në sfond duke e lënë burrin apo gruan e bardhë qendrën e vëmendjes.

Nëse ju shikoni nga afër këtë portret dhe e krahasoni atë me portretet e tjera të William-it, do të gjeni se Diallo ilustrohet si i barabartë me njerëzit e bardhë anglezë. Ky portret është i pari që përshkruan një ish-skllav musliman afrikan që përdor traditat e portretizimit britanik që ishin të zakonshme rreth kësaj kohe.

Gjithashtu, një tjetër gjë që duhet të vihet në dukje është se kur Diallo ra dakord për portretin, ai tha se do ta bëjë atë për aq kohë sa ai vizatohet me veshjen e tij tradicionale. Por Diallo nuk kishte qasje në rroba në atë kohë, ai thjesht përshkruante se si duken rrobat dhe ajo çfarë ju shihni është interpretimi i artistit në bazë të përshkrimit të Diallo-s. Për të përfunduar pamjen e tij Diallo e kishte varur këtë libër të kuq rreth qafës së tij, në mënyrë që Williami ta ilustronte. Ky është libri që është një prej tre Kuranëve i shkruar krejtësisht nga kujtesa.
Ajo që është aq e mahnitshme për këtë histori është se Diallo nuk ishte i shqetësuar me zbukurimin e vetvetes për portretin sikurse sot ndonjëri prej nesh do të bënte kur pozon, por më tepër donte të përfaqësonte kulturën, fenë dhe veten e tij përmes këtij imazhi. Ai nuk e humbi identitetin e tij të vërtetë si një mysliman afrikan edhe pse kishte kaluar dy viteve të vështira gjatë skllavërisë./KohaIslame.com/

Përkthehu: Nexhmedin Kalisi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit