1.1 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Historia e shënimit të Ramazanit në Shtëpinë e Bardhë: kur Xhefersoni shtroi iftar në vitin 1805

Më të lexuarat

Në ditët e para të dhjetorit 1805, disa politikanë me ndikim morën ftesa formale për t’u bashkuar me presidentin Tomas Xheferson për një darkë në Shtëpinë e Bardhë.

Ftesa të tilla nuk ishin të pazakonta pasi presidenti shtronte shpesh darka pune, të cilat nisnin në pjesën më të madhe në orën 3 e gjysmë të pasdites, menjëherë pasi senati apo kongresi kishin mbyllur punimet e ditës.

Por, kjo darkë e skeduluar për më 9 dhjetor do të ishte e ndryshme.

“…darka do të shtrohet në tryezë saktësisht në perëndim të diellit”, thuhej në ftesë. “Jeni të lutur të përgjigjeni”.

Rasti ishte prania e një të dërguari tunizian në Shtetet e Bashkuara, Sidi Soliman Mellimelli, i cili kishte mbërritur në vend vetëm një javë më herët.

Dhe arsyeja e shtrimit të darkës më vonë se zakonisht ishte se Mellimelli mbante Ramazan, muajin e shenjtë për muslimanët kur agjërohet nga agimi në perëndim të diellit. Thyerja e agjërimit në mbrëmje, apo iftari, po shtrohej në Shtëpinë e Bardhë.

Vendimi i Xheferson për të ndryshuar kohën e ushqimit në mënyrë që të përshtatej me mbajtjen e Ramazanit nga ana e Mellimellit u ngrit si argument nga palët në debatin e shekullit të 21-të për Islamin, më shumë se 200 vjet më pas. Historianët e citojnë rastin si herën e parë që një iftar u shtrua në Shtëpinë e Bardhë, dhe në celebrimet e mëvonshme në presidencë i janë referuar për respektin që kishin Etërit Themelues për lirinë e besimit. Ndërkohë, kritikët nga e djathta ekstreme e kanë karakterizuar darkën e 9 dhjetorit si iftar.

Çfarëdo të kishte parashikuar Xheferson për të ardhmen e vendit të tij të njomë në atë kohë, duket se tradita moderne e shënimit të Ramazanit me një iftar apo edhe festimet e Bajramit, mund të kenë mbërritur në fund, me ardhjen e Donald Trump.

Deri më tani nuk ka pasur asnjë shenjë nga administrata e presidentit Trump nëse Shtëpia e Bardhë ka për synim të shtrojë iftar këtë vit. Thuhet se tradita që ka vijuar pa ndërprerje për dy dekada tashmë, do të thyhet, por ende nuk ka komente zyrtare.

Krahasuar me ngjarje te tjera më të dokumentuara që kanë ndodhur në Shtëpinë e Bardhë, detajet e iftarit të Xheferson janë të pakta. Por, ajo që Xheferson nuk kishte sit a dinte është se me ndryshimin e kohës së shtrimit të darkës për t’iu përshtatur Ramazanit të të ftuarit të tij, ai do e kthentë atë ushqim në një pikë përplasje në luftërat kulturore të Amerikës më shumë se 200 vjet më pas.

Vetëm në vitin 1996, u rikthye në Shtëpinë e Bardhë, tashmë modern, tradita e shënimit të Ramazanit, me një pritje apo darkë të dhënë në shkurt të këtij viti nga Zonja e Parë, Hillary Clinton. Ajo ftoi 150 persona me rastin e Bajramit, që shënon fundin e muajit të shenjtë.

Personi që Klinton tha se i mësoi për Islamin? Vajza e saj adoleshente Çelsi e cila kishte studiuar historinë Islame në shkollë.

“Të kuptuarit më mirë i mësimeve të Islamit në ndërgjegjen tonë kombëtare do të na ndihmojë të ndërtojmë forcë dhe elasticitet si komb”, u tha Klinton të ftuarve të saj. “Vlerat që qëndrojnë në zemër të Ramazanit – besimi, familja, komuniteti dhe përgjegjshmëria ndaj më të pafatëve – rezonojnë me të gjithë popujt në tokë”.

Tradita vazhdoi nën presidencën e Xhorxh Bushit, që shtroi darkë iftari çdo vit në dy mandatet e tij – përfshirë edhe periudhën menjëherë pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit, kur zemërimi ndaj muslimanëve amerikanë arriti kulmin.

Në darkën e 2001-it, në mes të nëntorit, Bush e vuri theksin se Amerika po luftonte kundër terrorizmit dhe jo ndaj Islamit.

Nën presidentin Obama, iftarët e përvitshëm në Shtëpinë e Bardhë nisën të shkaktojnë më shumë trazira – pjesërisht për shkak se presidenti risolli historinë e darkës e vitit 1805 të Xhefersonit me Mellimellin.

“Ramazani është kujtesë se Islami ka qenë gjithnjë pjesë e Amerikës”, tha Obama në iftarin e vitit 2010 në Shtëpinë e Bardhë. “Ambasadori i parë musliman në Shtetet e Bashkuara, nga Tunizia, u mikprit nga presidenti Xheferson që rregulloi një darkë pas perëndimit të diellit për mikun e tij për shkak se ishte Ramazan – duke e bërë atë iftarin e parë që është dhënë në Shtëpinë e Bardhë, 200 vjet më parë”.

Obama e përmendi darkën historike sërish në vitin 2012. Atë vit, ai organizoi gjithashtu edhe një ekspozim special të kopjes së Kuranit të Xheferson, të cilin e kishte marrë hua nga Libraria e Kongresit.

“Dhe kjo është një kujtesë, së bashku me brezat e muslimanëve patriotë në Amerikë, se Islami, ashtu si dhe besime të tjera, është pjesë e historisë sonë kombëtare”, tha Obama.

Përgatiti: Juli Prifti- /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit