Një ish- milioner kanadez dhe dy herë i dënuar për vrasje, është dënuar për vrasjen e babait të tij, vdekja e të cilit fillimisht ishte cilësuar si vetëvrasje.
Dellen Millard qau kur dëgjoi gjyqtarin ta shpallte fajtor për vrasjen e babait të tij Wayne Millard.
Millard tashmë po shërben dy dënime me burgim të përjetshëm për vrasjet e Laura Babcock dhe Tim Bosma.
Ai trashëgoi pasuri familjare pasi babai i tij u gjet i qëlluar në kokë.
Vdekja e vitit 2012 fillimisht ishte një vetëvrasje, por të hënën një gjykatës i Gjykatës së Lartë të Ontarios e gjeti atë fajtor për vrasjen e të atit, ndërsa ai flinte.
Millard i kishte thënë policisë se babai i tij ishte në depresion dhe alkoolist, raporton Ora News.
“Ai mbante një trishtim të madh gjatë gjithë jetës që nuk e dija, pasi ai kurrë nuk donte ta ndante atë me mua”, tha ai një ditë pasi vdiq babai i tij.
Por punonjësit e MillardAir, kompania e aviacionit të familjes, thanë se kishte pasur tensione mes Millard dhe babait të tij, sipas një hetimi të CBC.
Gjashtë muaj më vonë, zhdukja e Tim Bosma filloi një zinxhir hetimesh që përfundimisht do të çonin në akuza kundër Millard për tri vrasje.