Islami në Zvicër ka arritur kryesisht nëpërmjet emigracionit, kah fundi i shekullit të 20-të. Ndonese dikur përbënte vetëm 1% të popullsisë së përgjithshme, përqindja e muslimanëve është pesëfishuar në tridhjetë vitet e fundit.
Tani ajo vlerësohet të jetë mbi 5%, pas matjeve të vitit 2013. Shumica e myslimanëve vijnë nga Kosova, ndërsa 20% e tyre nga Turqia. Disa nga muslimanët e famshëm të Zvicrës jane: Tariq Ramadan, Frithjof Schuon, Titus Burckhardt dhe Isabelle Eberhardt.
Përqendrimi më i madh i popullsisë muslimane është në pjesën gjermano folëse. Kantonet me më shumë se 5% të popullsisë myslimane janë:
6.72% Basel-Stadt
6.50% Glarus
6.13% St. Gallen
5.94% Thurgau
5.80% Schaffhausen
5.49% Aargau
5.39% Solothurn
5.33% Zürich
88.3% e muslimanëve në Zvicër janë të huaj (56.4% nga ish Jugosllavia, kryesisht boshnjakë dhe shqiptarë nga Kosova, ndersa 20.2% nga Turqia dhe 6% nga Afrika (3.4% nga Afrika e Veriut). Llogaritet se 10.000 nga 400.000 myslimanë janë të konvertuar.
Ne vitin 1980 ishin vetem dy xhami, por rritja e shpejtë e imigracionit të muslimanëve nga Ballkani dhe Turqia gjatë dekadave të ardhshme, kanë bërë që të shtohet nevoja për to.
Sot ka shumë xhami dhe mesxhide në të gjithë vendin, kryesisht në pjesët urbane.
Zvicra zhgënjeu myslimanët e vet, kur në vitin 2007 Këshilli i Qytetit të Bernit hodhi poshtë planet për të ndërtuar një nga qendrat më të mëdha kulturore islamike në Evropë. Në të njëjtën kohë, Këshilli miratoi nismën për të ndaluar minaret nga xhamitë, rrjedhimisht edhe thirrjen e ezanit me altoparlant.
Por islami filloi të hyjë ngadalë edhe në skenën politike. Partia Popullore e Zvicrës, e cila ka dominuar në skenën politike të viteve të fundit, ishte “tronditur” nga konvertimi në Islam i Daniel Streich, një anëtar i këshillit brenda partisë.
Reagimet e elektoratit dhe politikanëve lidhur me konvertimin e Streich ishte një tregues se si elektorati zviceran po zhvendoset gjithnjë në drejtim të së djathtës ekstreme. MESAZHI/