4.8 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Historia e frymëzuese e një refugjati: I ikur nga lufta dhe vdekja, sot konkuron Western Union

Më të lexuarat

Ish-refugjati Ismail Ahmed e kuptoi se dërgimi i parave në shtëpi kishte dhe ca kokëçarje, ndaj ai vendosi që të themelonte një kompani qëllimi i të cilës ishte që ta bëjë këtë proces më të shpejtë, më të thjeshtë dhe më të lirë.

Firma e tij – WorldRemit – ka 600 punonjës dhe menaxhon $ 1.1 milion në pagesa në muaj, me synim arritjen e 10 milionë përdoruesve të rregullt deri në vitin 2020, raporton CNN Money.

Rrënjët e gjithçkaje mund të gjurmohen pas, në vitin 1988, kohë kur një luftë shpërtheu në Somali, vendin e Ahmedit, duke e detyruar atë që të largohet me një kamion si “mall” kontrabandë.

“Njeriu që më ndihmoi të shpëtoja, rrezikoi shumë. Pas kësaj unë nuk kam pasur kontakte me familjen time dhe ata mendonin se kisha vdekur”, rrëfeu Ahmed.

Një muaj më vonë ai arriti në Britaninë e Madhe, ku punoi shumë dhe nisi t’u dërgojë para familjes që ndodhej në një kamp refugjatësh në Etiopi.

Ahmedi kujton se, ndërsa ishte ende një djalë, paratë e marra nga të afërmit që punonin në Lindjen e Mesme ishin vendimtare për mbijetesën e tyre.

Por, kur ai vetë filloi të dërgojë remitanca gjatë ditëve të studimit në Britani të Madhe, vuri re një numër problemesh.

Vendi më i afërt ku mund të niste dërgesat ishte rreth 2 orë e gjysmë me tren.

“Çmimi i biletës për të shkuar atje ishte shumë i lartë. Ndaj fillova të mendoj se duhet të ketë një mënyrë më të mirë për ta bërë këtë”, thotë Ahmed.

Kjo e çoi që të imtësisht studionte sistemin e dërgimit të dërgesave. E paralel nis të punojë për Bankën Botërore dhe UNDP.

Këtu jeta e tij merr një kthesë të papritur pasi vendos të flasë publikisht për korrupsionin brenda OKB-së. Kjo e çon drejt një dënimi që më pas i shndërrohet në shpërblim.

Ishte vetë OKB-ja që pranon se Ahmed u dënua padrejtësisht, dhe në vitin 2010 ai paguan atij 200,000 dollarë dëmshpërblim Ai më pas i përdor këto para për të nisur WorldRemit në të njëjtin vit.

Që atëherë, kompania ka siguruar më shumë se 220 milionë dollarë investime, duke përfshirë Accel Partners, TriplePoint Venture Growth dhe Silicon Valley Bank.

Ahmed thotë se përvoja e refugjatit e ndihmoi të kuptonte nevojat e klientëve.

“Shumë emigrantë janë si unë dikur, ata kanë kaluar nëpër të njëjtat probleme”, thotë ai.

WorldRemit siguron një të ardhur prej 2 deri 3 për qind më pak se bankat që do kryeenin të njëjtin transaksion.

Avantazhi kryesor i kompanisë është se i lejon klientët që të paguajnë në llogarinë WorldRemite në çdo degët lokale të çdo banke.

Paratë pastaj paguhen në një vend tjetër nga llogaria WorldRemite. Paratë, praktikisht, nuk e kalojnë kufirin, mund të paguhen kudo dhe komisionet janë të ulëta.

WorldRemit, nga ana tjetër, u ofron klientëve mundësinë për të mbledhur para në supermarkete dhe qendra tregtare.

Kjo kompani tani konkuron me shërbimet tradicionale si Western Union, por edhe me lojtarë të rinj dixhitalë si Transferwise.

“Shpejtësia është vendimtare për shumë nga klientët tanë”, thotë Ahmed.

WorldRemit, me seli në Mbretërinë e Bashkuar, ka depërtuar në tregun amerikan dhe tani është i pranishëm në të 50 vendet. (Tesheshi.com)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit