3.7 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Historia e dhimbshme e futbollistëve refugjatë të ikur nga lufta, në mesin e tyre edhe disa shqiptarë (FOTO)

Më të lexuarat

Organizata e futbollistëve kundër diskriminimit dhe socializimit e njohur ndryshe si FARE ka publikuar sot një listë të gjatë të futbollistëve të ikur nga lufta, pikërisht në ditën botërore të refugjatëve (20 Qershor).

Marca ka bërë një shkrim ku ka zbuluar jetën e vështirë të disa yjeve botëror.

“Këtu janë disa nga lojtarët më të mirë në Evropë. Megjithatë historia e tyre nuk është edhe aq e thjeshtë, madje është e mbushur me plot intriga. Nëse këta futbollistë sot kanë arritur një sukses të madh është e natyrshme, pasi nga mënyra se si kanë ardhur deri këtu bën të kuptoni gjithë këtë histori”, deklaroi Piara Powar, drejtori i kësaj organizate.

Refugjatët shqiptarë

Në mesin e shumë futbollistëve refugjatë është edhe Xherdan Shaqiri, familja e së cilit iku nga lufta në Kosovë për tu shpërngulur në Zvicër.
Në vazhdim Gazetasheshi.com ju sjell një listë të gjatë të futbollistëve të ikur nga lufta:

Steve Mandanda (Crystale Palace, France)

Mandanda dhe familja e tij braktisin Kinshasan nga Republika Demokratike e Kongos, derisa emigruan në Greqi.

Victor Moses (Chelsea, Nigeria)

Moses vjen nga Kaduna e Nigerisë. Ai u detyrua të ikë nga vendi i tij i lindjes në vitin 2002 nga lufta civile për të shkruar drejt Londrës.

Dejan Lovren (Liverpool, Kroaci)

Lovren dhe familja e tij u detyruan të lenin shtëpinë e tyre në Kraljeva Sutjeska gjatë luftës ndërmjet Kroacisë dhe Jugosllavisë. Lovren është vetëm njëri nga viktimat e shumta që u detyrua të ikë nga regjimi sllavist në Ballkan.

Luka Modric (Real Madrid, Kroaci)

Histori të ngjajshme sikurse Lovren kishte përjetuar edhe Luka Modric, me ç’rast gjatë vitit 1990 ishte shpërngulur nga Zadari i Kroacisë, vendi i cili ishte prekur nga lufta me Jugosllavinë.

Miralem Pjanic (Juventus, Bosnje dhe Hercegovinë)

Pjanic është viktima e rradhës e terrorit jugosllav në Ballkan. Ai dhe familja e tij braktisën Bosnjën gjatë luftës me serbët, derisa ishin shpërngulur në Luksenburg.

Granit Xhaka (Arsenal, Kosovë)

Xhaka lindi në Basel të Zvicrës. Por, prindërit e tij u detyruan të braktisnin Kosovën për shkak të nisjes së konfliktit me Jugosllavinë. Fati i ngjajshëm do ta priste edhe vëllaun e tij Taulanti, i cili gjithashtu rrjedh nga një familje emigrantësh.

Mahmoud Dahoud (Borussia Monchengladbach, Siria)

Në vitin 1996 familja Dahoud u shpërngul nga Siria pasi vetëm sa kishin filluar shkëndije e para me kurdët, vendi ku po jetonin edhe familja e futbollistit tashmë të njohur. Ata u shpërngulën drejt Gjermanisë, me ç’rast edhe ia panë hajrin.

Saido Berainho (Stoke City, Burundi)

Berainho lindi në Burundi, por për shkak të luftës civile ata u detyruan të braktisnin vendin e tyre të lindjes, ndërkohë fati e dërgoi drejt ishullit, me ç’rast tashmë është njëri ndër futbollistët më të mirë të kampionatit.

Christian Benteke (Crystale Palace, Kongo)

Benteke gjithashtu lindi në Zaire të Republikës Demokratike të Kongos dhe për shkak të luftës u detyrua të shpërngulej në Belgjikë.

Vedad Ibisevic (Hertha Berlin, Bosnje dhe Hercegovinë)

Vedati lindi në Vlasenica të Bonjës, por lufta me Jugosllavinë preku edhe familjen e tij, me ç’rast u detyruan të emigronin drejt Zvicrës dhe më pas drejt SHBA-ve.

Vedran Corluka (Lokomotiva Moskës, Kroaci)

Lindi në Bonje dhe Hercegovinë dhe pikërisht për shkak të fillimit të luftës më Jugosllavinë në vitin 1992, ai u detyrua të largohet nga vendi tij i lindjes.

Xherdan Shaqiri (Stoke City, Kosovë)

I lindur në Gjilan të Kosovë, por i prekur nga regjimi jugosllav u detyrua që me familjen e tij të emigronin drejt Zvicrës në vitin 1992.

Romana LulaLua (Sanliurfaspor, Kongo)

I lindur në Kinshasa të Republikës Demokratike të Kongos ai u detyrua të braktisë vendin e tij për shkak të luftës civile.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit