Mund të duket e pabesueshme, por është e vërtetë. Hajzer Bojku, nga fshati Druar i Komunës së Vushtrrisë është prind i 23 fëmiljëvë.
Bojku, në një video të postuar në kanalin zyrtar të Komunës së Vushtrrisë në Youtube, tregon sfidat e të pasurit shumë fëmijë, e sidomos gjatë kohës së pushtimit serbo-sllav. Hajzer Bunjaku ka qenë ushtar në brigaden e Shaban Polluzhës, aktualisht është antar i Kshillit të Pajtimit në Vushtrri.
Ndërkohë në videon e mëposhtme ai ka disa porosi si i moshuar dhe i përballur me jeten.
https://www.youtube.com/watch?v=YeRzYBMqunk