1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Histori dhe dobi

Më të lexuarat

Një natë, para se të agonte, një burrë ulet para bregut të detit. Aty pranë gjen një trastë prej lecke të mbushur me gurë.
Futi dorën, mori një gur nga trasta dhe e gjuajti në det.
I pëlqeu zhurma që lëshoi guri kur ra në ujë, por u zhduk shpejt ajo zhurmë e këndshme, kështuqë filloi me ngazëllim t’i gjuajë një e nga një gurët në det.
Drita e diellit po afrohej dhe trasta pranë tij po dukej më qartë, derisa nuk kish mbetur veçse një gur i vetëm në të…dielli tashmë kish lindur.
Burri e vërejti me kujdes gurin që kish mbetur dhe kuptoi që ai ishte xhevahir dhe zbuloi se të gjithë gurët që kishte hedhur në det ishin xhevahire dhe jo gurë.
Qëndroi i heshtur duke belbëzuar:
‘Ah, sa budalla u tregova!
Hidhja xhevahiret duke menduar se janë gurë, për të shijuar zhurmën e tyre!!!
Për Zotin, nëse do ta dija vlerën e tyre nuk do t’i çoja dëm në këtë mënyrë…!!!’

Dobi
(Trasta me xhevahire) është jeta jonë, të cilën e hedhim dëm orë pas ore, pa dobi.
(Zhurma e ujit) është shijimi i dynjasë dhe pasionet e saj, të cilat janë të përkohshme.
(Errësira e natës) është përhumbja.
(Shfaqja e agimit) është shfaqja e së vërtetës, dhe kjo ndodh me vdekjen nga e cila nuk mundemi të shmangemi.

Që tani: Zgjohu!
Mos e humb kohën tënde dhe xhevahiret e saj pa dobi, sepse do të pendohesh atëherë kur nuk do të ketë vlerë pendimi!

✍🏻Dr. Xhasim Al-Mutawi
📲Përkthim: A.K. Ndreu

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit