2.6 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Histeria e pakuptimtë e bojkotit të Katarit – Nga Redi Shehu

Më të lexuarat

Pak ditë para nisjes së Kupës së Botës në Katar, një histeri e pakuptimtë mbi bojkotin e këtij aktiviteti po merr udhë në mediat ndërkombëtare. Jam munduar të gjej arsyet dhe të vetmin shpjegim që gjej, është racizmi kulturor. Për disa vende apo edhe disa “elita”, është i padurueshëm fakti se si eventi më i madh futbollistik i botës të mbahet në një vend të Lindjes së Mesme. Në fakt, nuk kanë faj, janë mësuar t’i konsiderojnë si koloni, por ja që gjërat kanë ndryshuar. Katari është një ndër pesë vendet më të arritura më të larta në botë me mbi 100.000 dollarë për frymë. Zhvillimi ekonomik dhe teknologjik është shumë më lart se sa vendet e BE-së.
Shumë prej pretendimeve të ngritura nga rojtarët e racizmit kulturor kanë të bëjnë me të “drejtat e njeriut” kryesisht fokusuar tek homoseksualët, apo pretendimet për aksidentet në punë, shkuan deri aty sa sajuan se Katari po paguan tifoza fallso. Janë zhvilluar pafund kampionate botërore, por në asnjë prej tyre nuk kemi parë një histeri të tillë edhe kur bëhej fjalë për vende si Meksika, Afrika e Jugut apo Brazili standartet e të cilave është e kotë t’ i komentojmë.
Ky kampionat është i standarteve më të larta përsa i përket infrastruktures dhe teknologjisë, stadiumeve dhe akomodimit. Edhe pse pritet që gjatë kampionatit këto “elita” do jenë gjatë gjithë kohës në kërkim të skandaleve, përsëri ky do të jetë kampionati më i suksesshëm edhe për inat të atyre që akoma nuk e besojnë se koha e kolonizimeve ka marrë fund.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit