Për periudhën 15 maj -1 nëntor 2016, shtetasit nga Arabia Saudite, Katari, Omani, Rusia, Gjeorgjia, Bjellorusia nuk do të kenë më nevojë që të pajisen me vizë për të ardhur në vendin tonë.
Shtetasit e këtyre vendeve duhet vetëm të posedojmë pasaportën e cila do të kontrollohet në kufi dhe do të jenë të lirë që të hyjnë në territorin e Shqipërisë.
Ky vendim i qeverisë është marrë me synimin e rritjes së numrit të turistëve në vendin tonë.