1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Hipokritja: Mbrojti shtëpinë e saj te Petro Nini, sot në aksion te Bregu i Lumit

Më të lexuarat

Protestoi kundër prishjes së shtëpisë së saj te Petro Nini, efektivja, Blerta Dervishi ndodhet në krye të detyrës te “Bregu i Lumit”, pjesë e aksionit të policisë për të nxjerrë nga shtëpitë banorët, të cilat do shemben. Të gjithë e kujtoni protestën e polices së “Shqiponjave” më shumë se një muaj më parë dhe përplasjen e saj me kolegët për të mbrojtur shtëpinë.

Sot ajo ka qenë mes efektivëve të cilët po bëjnë të mundur nxjerrjen nga shtëpia të banorëve të “Bregut të Lumit” të cilët preken nga zgjatimi i “Bulardit të Ri”. Pavarësisht detyrës, ajo duket se ka një lloj ndjeshmërie ndaj banorëve dhe nuk është përpjekur të ndërhyjë me forcë edhe pse ka hasur në rezistencën e tyre.

Blerta Dervishi protestoi bashkë me 14 të afërm të saj kundër prishjes së shtëpisë dhe për këtë arsye u pezullua nga detyra por u rikthye sërish të nesërmen.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit