2.6 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Hill: Kurti dhe Vuçiqi janë dakord ta shqyrtojnë propozimin franko-gjerman

Më të lexuarat

Ambasadori i SHBA-së në Beograd, Christopher Hill, ka mohuar se ka afate specifike të vendosura nga SHBA-ja në bisedimet Kosovë-Serbi, por thotë se shpreson në përparim të shpejtë në dialog dhe se Amerika e mbështet propozimin franko-gjerman.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës në gjuhën serbe, ambasadorit Hill i është kërkuar të komentojë bisedën telefonike të Vuçiqit mes Sekretarit amerikan të Shtetit Anthony Blinken dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq ku ata dhanë deklarata paksa të ndryshme rreth asaj bisede, por tema e përbashkët ishte Kosova. (Presidenti Vuçiq njoftoi se sekretari Blinken theksoi nevojën për të arritur një zgjidhje sa më shpejt të jetë e mundur). Në pyetjen nëse ka një afat të ri që SHBA-ja po jep për ta zgjidhur këtë çështje, Hill ka thënë se nuk di për ndonjë afat specifik, “por është përshtypja se dialogu ka vazhduar për një kohë shumë të gjatë dhe ai duhet të ringjallet”.

“Në këtë kuptim, ne jemi të kënaqur që shohim angazhimin e zyrtarëve evropianë në nivel të lartë. Këshilltarët e sigurisë kombëtare të Francës dhe Gjermanisë kanë ardhur në rajon. Kjo është shumë e rëndësishme. Dhe mendoj se sekretari Blinken donte të theksonte dëshirën tonë për ta çuar përpara këtë çështje. Ka shumë gjëra për të cilat duam të punojmë me Serbinë dhe duam që çështja e Kosovës të zgjidhet në një formë”, ka thënë Hill, transmeton Telegrafi.

Më tej Hill është pyetur lidhur me propozimon franko-gjerman që po qarkullon për një marrëveshje të shpejt, dhe si është e mundur të arrihet një marrëveshje e cila parasheh që Kosova të bëhet anëtare e OKB-së pa njohjen e Beogradit dhe Serbia të marrë një rrugë të përshpejtuar drejt BE-së, ndërsa presidenti Vuçiq ka thënë shumë herë se njohja e Kosovës dhe anëtarësimi në OKB janë e papranueshme.

“Nuk do të doja të flisja për specifikat, kjo varet nga evropianët. Por mund të them se evropianët duan që kjo gjë të lëvizë. Është e qartë se bëhet fjalë për çështje të vështira, por është e rëndësishme që të dyja palët të kuptojnë se ka gjëra të tjera që po ndodhin në Evropë, për shembull Ukraina, dhe është koha për përparim në këtë çështje. Mendoj se edhe presidenti Vuçiq edhe kryeministri Kurti janë dakord që ta shqyrtojnë atë propozim dhe të shohim se çfarë mund të bëhet… Mendoj se presidenti Vuçiq ka thënë në disa raste se është e nevojshme që të dyja palët të marrin diçka dhe të japin diçka, d.m.th. qasja e duhur dhe ne duhet të shohim nëse mundet nëse diçka do të ketë sukses”, ka thënë Hill./Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit