0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Hijet afatgjata të Luftërave të Mëdha

Më të lexuarat

Nga: Joshka Fisher

Hijet afatgjata të Luftërave të Mëdha

BERLIN- Ky vit shënon njëqind vjetorin e shpërthimit të Luftës së Parë Botërore, e cila përbën një arsye të mjaftueshme për të reflektuar mbi atë se çfarë na mëson sot kjo katastrofë mbi baza evropiane. Në të vërtetë, pasojat e luftërave të mëdha vijojnë të ndihen në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe sistemin global të shteteve. Pra, a kemi mësuar ne ndonjë gjë nga dështimet e politikave të qeverive, institucioneve dhe diplomacisë ndërkombëtare të ndodhura në verën e vitit 1914?
Pjesë të mëdha të hemisferës veriore vijojnë të luftojnë me trashëgimitë e perandorive të mëdha evropiane-si Habsburgët, Rusët dhe Osmanët- të cilat  u rrëzuan në vigjilje të Luftës së Parë Botërore. Madje  edhe atë që ranë, si për shembull Perandoria Britanike, shkaku u nxit nga lufta  dhe u vulos nga pasojat e saj të përgjakshme edhe një brez më vonë. Zonat që rezultojnë të çara – për shembull në Ballkan dhe Lindjen e Mesme – janë burimet e rreziqeve më të rënda të sotme ndaj paqes rajonale dhe madje edhe asaj botërore.
Pas përfundimit të Luftës së Ftohtë dhe rënies së pasardhësve të Perandorisë Ruse, lufta u rikthye në Ballkan nën disa kushte tejet të ngjashme me ato që mbizotëronin në periudhën përpara vitit 1914, me nacionalizmin agresiv që më së fundi rikonfiguroi Jugosllavinë e copëtuar në 6 shtete të ndara. Sigurisht, presidenti serb Sllobodan Millosheviç, thirrjet e së cilit për Serbinë e Madhe shkaktuan luftën, nuk ishte i vetëm: Për një çast Evropa ishte në rrezikun e rikthimit në përplasjen të vitit 1914, me Francën dhe Britaninë e Madhe në mbështetje të Serbisë dhe Gjermaninë e Austrinë duke favorizuar Kroacinë.
Fatmirësisht, nuk kishte rikthim pasi Perëndimi kishte nxjerrë mësime nga gabimet historike. Sot, mbeten tre faktorë përcaktues në shmangien e katastrofës: prania ushtarake e Shteteve të Bashkuara në Evropë, ecuria e  integrimit Evropian dhe braktisja e politikës së fuqisë madhore në Evropë. Megjithatë nuk  qëndron asnjë  çështje për të bërë shaka me veten: Vetëm për sa kohë që vendet e Ballkanit do të besojnë në Bashkimin Evropian dhe përfitimet e anëtarësimit, paqja e brishtë e sotme e rajonit do të bëhet e përhershme.
Aktualisht nuk ekziston ndonjë shpresë e tillë për Lindjen e Mesme, kufijtë bashkëkohorë të së cilës u themeluan kryesisht nga Britania e Madhe dhe Franca gjatë Luftës së Parë Botërore, teksa diplomatët Mark Sajks dhe Fransua Xhorxh Pikot negociuan ndarjen e Perandorisë Osmane. Gjithashtu krijimi i shtetit të Izraelit i cili daton pas në Deklaratën e Balfurit, ku fuqia e mandatuar e mëvonshme britanike në Palestinë  mbështeti krijimin e një strehe kombëtare për popullin hebre, ishte produkt i kësaj etape.
Lindja e Mesme e krijuar më parë, është pak a shumë, Lindja e Mesme e sotme. Ende ne jemi dëshmitarë të shpërbërjes së saj, për shkak se skicimit  Sajks-Pikot e cila gjithmonë nënkuptonte një (ose dy) pushtet të fortë të huaj hegjemonist të aftë dhe të gatshëm për të ruajtur stabilitetin duke kanalizuar (apo shtypur) konfliktet e shumta të rajonit. Fuqitë e para hegjemoniste, Britania e Madhe dhe Franca, u pasuan nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Sovjetik- dhe më në fund nga SHBA-të si të vetme.
Fatkeqësia e Amerikës në Irak, dobësimi i saj si fuqi botërore, dhe mungesa e vullnetit të saj për të ruajtur të njëjtin nivel angazhimi ndaj rajonit e kanë katandisur strukturën Sajks-Pikot si të pambrojtur, pasi  nuk është në dispozicion asnjë forcë e huaj për rend. Vakumi i rezultuar është mbushur nga rryma të ndryshme të Islamit politik, terrorizmi, protestat, kryengritjet, përpjekjet për ndarje nga minoritetet kombëtare apo fetare si dhe nga hegjemonistët ambicioz rajonalë (Irani dhe Arabia Saudite).
Në të vërtetë, tërheqja e pjesshme e SHBA-ve nënkupton që fundi i stabilitetit të mbajtur me forcë në Lindjen e Mesme të vjetër nuk do të kursejë kufijtë Sajks-Pikot. Tashmë, zhvillimet në Siri dhe Irak janë tejet sugjeruese. Nga ana tjetër e ardhmja e Libanit dhe Jordanisë është bërë gjithnjë e më shumë e pasigurt.
Një ndër tiparet e pakta pozitive të rajonit është se aktualisht atje nuk po luhet  asnjë rivalitet botëror. Por lufta rajonale për zotërim mes Iranit dhe Arabisë Saudite (me Izraelin si një aktor të tretë) do të mund të provohet mbi të gjitha si e rrezikshme, duke pasur parasysh mbizotërimet e mentaliteteve – të ngulitura thellë- të pushtetit politik tradicional. Institucionet dhe traditat mbështetëse te rezolutave bashkëvepruese për  zgjidhjen e konflikteve vështirë se ekzistojnë në rajon.
Kujtesa e vitit 1914 mund të shkaktojë shqetësimin më të madhe në Azinë Lindore, në të cilën janë grumbulluar të gjithë përbërësit e një fatkeqësie të ngjashme: armët bërthamore, rritja e Kinës si një fuqi botërore, konfliktet e pazgjidhura territorial dhe kufitare, ndarja e gadishullit Korean, fyerjet historike, nja mani ndaj statusit dhe prestigjit, dhe mekanizmat e pakta për zgjidhjen e përbashkët të konflikteve. Mosbesimi dhe politikat e pushtetit janë në rend të ditës.
Por megjithatë ekzistojnë arsye për optimizëm në Azinë Lindore. Bota ka ndryshuar në mënyrë dramatike qysh prej verës së vitit 1914. Në atë kohë, popullsia e botës ishte dy miliardë, tani ajo është 7 miliardë. Kjo, së bashku me revolucionin e komunikimit, ka krijuar edhe me shumë ndërvarësi dhe ka forcuar më shumë bashkëpunimin mbi qeveritë-e cila ka sjellë një prani të vazhdueshme të SHBA-ve si një stabilizues në rajon, gjë që ka provuar se është e domosdoshme. Për më tepër,ndërsa armët bërthamore përbëjnë një rrezik të vazhdueshëm, ato gjithashtu pengojnë rrezikun e luftës si një mjet të pushtetit politik duke e bërë shkatërrimin e ndërsjellë një gjë të sigurt.
Teknologjia ushtarake, mentalitetet e politikanëve dhe qytetarëve, struktura e diplomacisë ndërkombëtare dhe shumë gjëra të tjera kanë ndryshuar në këtë shekull qysh prej shpërthimit të Luftës së Parë Botërore. Dhe, po, ne edhe kemi mësuar edhe disa gjëra nga historia, e cila e ka bërë botën më të sigurt. Por, të mos harrojmë se: në verën e vitit 1914, shumica e aktorëve e konsideruan katastrofën e afërt  si një pamundësi.
 
 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit