9.2 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Hijeshia e kërkuar

Më të lexuarat

Hijeshia e kërkuar

Kushdo që i kushton kujdes trupit të tij, i beson kësaj formule: sport + ushqim të shëndetshëm + trup të fortë dhe të shëndetshëm.
Por, a merret ndonjë prej jush me hijeshinë e brendshme?
Shpirtrat dhe bota jonë e brendshme, i ngjan një trafiku të rënduar. Aty gjen gjithçka; ditë, vite, histori, ngjarje, kujtime, frikë, ankth, shpresë, vullnet, trauma, vendosmëri, qëllime, ëndrra, dëshira, humbje etj…
Nëse ne do të merreshim me ushtrimin e shpirtit dhe pastrimin e plotë të ngarkesave tona të brendshme, do të mësonim të buzëqeshim, të jemi optimistë, do ta kuptonim se gjithçka që na ndodh përreth është caktim i Zotit dhe të besojmë se ne mund të ndryshojmë për mirë. Nuk do ta ndjenim atë ndjesinë sikur po mbytemi, nuk do të kishim dhimbje dhe lëngime, të cilat na thinjin para kohe.
Po, ashtu siç ka nevojë për sport trupi dhe fiziku ynë, ka nevojë edhe shpirti dhe zemra jonë joorganike. Vetëm kështu mund të jemi plotësisht të shëndetshëm.
Fiziku ynë, edhe nëse është i shëndetshëm dhe sportiv, ndikohet nga ngarkesat negative të shpirtit, i cili rënkon dhe vuan. Për rrjedhojë, nëse zemrat dhe shpirtrat do i kishim të çliruar dhe të shëndetshëm, edhe trupi do ishte i tillë.
Merruni me sportin e brendshëm dhe do e konstatoni vetë ndryshimin. Përdoreni “shoshën” edhe me shpirtrat tuaj, shoshiteni gjithçka që u shqetëson, u streson dhe u tensionon nga brenda. Zëvendësojeni pesimizmin me optimizëm, mosbesimin tek vetja me besim tek ajo dhe aftësitë e saj, pakënaqësinë me kënaqësi.
Për t’ua përmbledhur, sportin e shpirtit, bëjeni në këtë formë:
I mbyllni sytë, merrni frymë thellë tre herë, përsërisni tre herë fjalën “La ilahe ilallah”, tre herë recitoni suren inshirah dhe tre herë:”Me përmendjen e Zotit qetësohen zemrat”. Mandej, mbylleni me tre herë të tjera frymëmarrje të thellë.
Praktikoje tani dhe hap një faqe të re në jetën tënde, mbushu me shpresë dhe mbështetu të Plotfuqishmit!

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit