-0.4 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Hiç nuk e duroj Shefqet Krasniqin, por nuk pajtohem me gjykimin e tij

Më të lexuarat

Hiç nuk e duroj ligjërimin e imamit Sheqet Krasniqi, edhe “krasniqëve” të tjerë, qoftë në rrjetet sociale apo në media të tjera. As nuk e pëlqej as nuk e shoh se kanë argumente të qëndrueshme, për kohën dhe shoqërinë tonë.
Por, asnjëherë nuk mund të pajtohem me kriminalizimin e fjalës dhe shprehjes së lirë të mendimit dhe bindjeve cilatdo qofshin ato. Është absurde të dënohen imamët apo priftirinjët për bindjet e shprehura në ligjiratat e tyre para besimtarëve.
Idetë luftohen me ide të tjera, me argumente, dhe idetë autoritare luftohen me idenë e lirisë, të barazisë para ligjit dhe veprimin e shoqërisë dhe shtetit kur ato marrin formën e veprimit të jashtëligjshëm që rrezikon vlerat e sajë.
Me pikëpamje dhe mendime, nuk duhet të merret shteti, por duhet të merren intelektualët dhe shoqëria, jo me fushata diferencimi por me argumentim , duke e bërë të pamundur të lëshojnë rrënjë ndër ne pikëpamje anticivilizuese, mesjetare, apo ide autoritare të cilat si shoqëri i kemi tejkaluar.
Fushatat e diferencimit , të tipit që zhvilloheshin dikur nga komunistët jugosllav, apo ata shqiptarë në Shqipëri, Kinë apo Rusi nuk ndihmojnë asgjë në qartësimin e gjërave, as në ndërrimin e bindjeve të ata që e kanë përqafuar islamin politik, por vetëm ndikojnë në militarizimin e shoqërisë dhe rrënimin e shoqërisë dhe shtetit laik, demokracisë dhe ligjit.
Ndërkohë që intelektualët duhet të merren me argumentimin, shteti duhet të merret me vetëm me veprimtarinë e organizuar dhe të dhunshme, që rrezikon vlerat ë shoqërisë tonë demokratike./ Fadil Lepaja

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit