-0.5 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Hetimet për rrëzimin e vinçit në Qabe qojnë në 40 të akuzuar, përfshi qeveritar, menaxherë dhe inxhinierë

Më të lexuarat

Byroja e Hetimeve dhe Prokuroria Publike kanë identifikuar 40 persona të cilët do të përballen me akuza për neglizhencë e cila ishte shkak i rrëzimit të vinçit në Qabe gjatë vitit të kaluar, pasojat e të cilit ishin mbi 100 njerëz të vrarë dhe të plagosur.

Dosjet e të akuzuarëve janë transferuar nga Riadi në Mekë, ku prokurori i shtetit pritet të shtojë edhe disa emra të tjerë gjatë javës së ardhshme dhe për ta kompletuar listën përfundimtare, thotë një raporti për shtyp i ditës së hënë.
Prej 40 vetave  në listën e parë, janë përfshirë 10 zyrtarë të qeverisë, ndërsa të tjerët janë menaxherë, teknikë dhe inxhinierë që po punojnë në projektin më masiv të zgjerimit të Qabes.
Një hetim fillestar kishte zbuluar se vinçi kishte rënë për shkak të neglizhencës që përfshinte disa punonjës të Grupit saudit BINLADIN .

Kujdestari i dy xhamive të Shenjta Mbretit Salman vitin e kaluar urdhëroi pagesa masive për familjet e të vrarëve dhe të plagosurve në aksidentin tragjik të vinçit, i cili mori jetën e 111 njerëzve dhe mbetën të plagosur mbi 238.

Dekret mbretëror njoftoi se 1 milionë Rijal Saudit do tu paguhen familjeve të secilës viktimës, dhe nga 1 milion atyre të lënduarve, lëndimet e të cilëve kanë rezultuar në paaftësi të përhershme, dhe nga 500,000 SR për secilin nga të plagosurit.

Mbreti tha se këto pagesa ndaj familjarëve të të vdekurëve dhe të plagosurve asesi nuk do t’i përjashtojnë përgjegjësit nga nisja e padive të reja të familjarëve përmes gjykatave për kompensim.

Mbreti shqyrtoi edhe raportin e komisionit hetues mbi incidentin./kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit