Në kuadër të hetimit kundër strukturës së organizatës terroriste FETO në Telekomin turk janë lëshuar urdhër arreste për 22 të dyshuar
STAMBOLL (AA) – Në kuadër të hetimit kundër strukturës së organizatës terroriste FETO në Telekomin turk janë lëshuar urdhër arreste për 22 të dyshuar, raporton Anadolu Agency (AA).
Në hetimin e kryer nga Orhan Aydın një nga prokurorët e Byrosë për terrorizëm dhe krim të organizuar në kryeprokurorinë e Stambollit u lëshua një urdhër arrest ndaj 22 personave të dyshuar, përfshirë edhe drejtues të lartë të Telekomit turk me akuzën “anëtarësim në organizatë terroriste të armatosur”.
Në operacionin me qendër Stambollin të zhvilluar në qytetet Ağrı, Malatya dhe Ankara nga ekipet e drejtorisë së Anti-terrorit të Stambollit u ndaluan 12 të dyshuar ndërsa po vazhdojnë punimet për ndalimin e personave të tjerë të dyshuar.
Gjithashtu bëhet e ditur se në kuadër të urdhërit të lëshuar nga gjykatësi pas kërkesës së bërë nga prokuroria janë duke vazhduar kontrollet në banesat dhe bizneset e të dyshuarve, ku theksohet se një pre të dyshuarve ka përdorur programin e koduar ByLock të cilin e përdorur organizata terroriste FETO.
Më tej bëhet e ditur se në kuadër të hetimit janë kryer procedura ndaj 144 të dushuarve nga të cilët 63 prej tyre kanë marrë masën e arrestit. Pas masave të ndërmarra është përcaktuar se 57 prej tyre kanë përdorur programin ByLock.