1.5 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Heshtja e Listës Serbe për sulmin terrorist në veri – reagon ambasadori gjerman: A do të na bashkohen në dënimin e këtij sulmi vrastar?

Më të lexuarat

Partia më e madhe serbe në Kosovës, Lista Serbe deri më tani nuk ka reaguar lidhur me sulmin terrorist që u bë ndaj Policisë së Kosovës në veri, ku mbeti i vrarë një polic dhe një tjetër u plagos.

Për heshtjen e këtij subjekti politik ka reaguar edhe ambasadori gjerman në Kosovës, Jorn Rohde.

Ai në një postim në platformën “X” ka shkruar se kur Lista Serbe do ta ndalë këtë heshtje.

“Si e gjithë bota përfshirë edhe Kishën Ortodokse Serbe, janë të tronditur dhe dënuan ngjarjen e djeshme: Pyes veten nëse edhe Lista Serbe do ta ndalë heshtjen dhe do të na bashkohet të gjithëve në qëndrimin tonë të qartë kundër këtij sulmi vrastar ndaj Policisë së Kosovës”, ka shkruar Rohde.


Ndryshe reagim për ngjarjen tragjike ka pasur edhe nga ministri nga komuniteti Nenad Rashiq.

Kujtojmë se ditë më parë nënkryetari i Listës Serbe, i cili është edhe në listën e personave të sanksionuar nga SHBA-të, Milan Radoiçiq javë më parë kërcënoi kryeministrin Albin Kurti duke thënë se “koha do të tregojë se kush do të pësojë dhe do të paguajë në fund”. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit