3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Heroi i refugjatëve

Më të lexuarat

Edhe pse në moshë, ai është plotë energji. Aktivisit i palodhur në mesin e aktivistëve të shoqatës “NUN”. Tregojnë aktivisitët tjerë se ai është dyfishi jonë. “Shpesh i themi o Kem, rri boll më se e shkatërrove veten me gjithë këtë aktivitet, por ai është i pandalshëm”- shprehet një nga aktivistët.
Është fjala për Kemal Shkrelin, nga Shkupi i Maqedonisë, i cili gati për çdo ditë merr rrugën 160 kilomtershe Shkup – Gjevgjeli për tu ardhur në ndihmë refugjatëve sirianë.
Në një fotografi të postuar në faqen zyrtare të “NuN”-it ai shihet duke shpërndarë ndihmë këmbëzbathur. Ai tregon këtë histori duke thënë:” se ishte një loke e moshuar me mbesën e saj, të cilit kishin udhëtuar me anije. Këmbët i kishte të lënduara dhe nuk mund të ecte. E shihja duke ec me një shkop dhe disa papuqe të shqyera. E pyeta nëse të duhet ndonjë ndihmë, e ajo më tha një palë këpucë si të ketë. Ajo fatmirësisht kishte numrin e njëjtë me të mijat, e ia dhashë këpucët që i kisha vesh. Ndërsa kur e bëra këtë gjest më pa një gazetar e ai dha këpucët e tija mbesës së asaj lokes. Më kujtohet ajo lokja më ka puthë në ballë e ka bërë dua dhe lutje të ndryshme për mua, me lot në sy”.
Tregojnë edhe tjerët, se Kemali nuk është hera e parë që ai ka zbathur këpucët e tij për tu ardhë në ndihmë refugjatëve. Këtë gjest ai e bënë për të 5-të herë.
Ai ka krijuar kontakte të ndryshme me refugjatët, duke u kujdesur nëse ato kanë bërë zgjidhje për jetën e tyre dhe se a kanë mbërri në destinacionin që e kishin menduar.
Ndoshta ne nuk e teprojmë, po ta quajmë heroin e refugjatëve. Të tillë njerëz kemi edhe në mesin tonë./KohaIslame

Heroi i refugjatëve

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit