9.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Heqja e orës policore dhe kufizimet për gastronomin, ministri Vitia flet për masat e reja

Më të lexuarat

Kryetarët e komunave sot kanë mbajtur një takim të organizuar nga Ministria e Pushtetit Lokal (MPL) dhe Ministria e Shëndetësisë (MSH) lidhur me situatën pandemike. Ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia iu ka kërkuar heqja e orës policore dhe kufizimet për gastronominë.

Sipas një njoftimi të Asociacionit, ky takim vjen pas takimit të djeshëm të Këshillit të kryetarëve në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës për të vlerësuar situatë e tashme pandemike nëpër komuna me virusin COVID-19 ku edhe ka dalë me rekomandimet e Komunave.

Takimin e hapi ministri i MPL-së, Elbert Krasniqi ndërsa për qëllimin e takimit foli ministri i MSH-së Arben Vitia i cili tha se duam të konsultohemi më Kryetarët e Komunave lidhur me masat e tashme dhe për hapat e ardhshëm në këtë drejtim.

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Imri Ahmeti në fjalën e tij informoi dy ministrat për takimin e Këshillit të Kryetarëve.

“Kryetari Ahmeti tha se dje gjithë kryetarët e komunave janë dakorduar që të dilet me këto rekomandime: 1. Qeveria të ketë prioritet vaksinimin e popullatës, 2. Komunat kërkojnë dhe rekomandojnë heqjen e orës policore, 3. Komunat rekomandojnë dhe kërkojnë që masat ndaj gastronomisë të tërhiqen dhe kërkojnë që gastronomia të zbatojë udhëzimet për distancën fizike edhe përmes tavolinave, 4. Komunat kërkojnë që të amandamentohet Ligji mbi Pandeminë, 5. Kërkohet nga Qeveria zbatimi i pakos së fundit të përkrahjes ekonomike dhe që të fillohet me një pako të re përkrahëse, 6. Të ketë bashkëpunim dhe bashkërendim të aktiviteteve në mes nivelit qendror dhe lokal në ruajtjen e shëndetit publik dhe ekonomik, 7. Bashkëpunimi në mes inspektoratit qendror dhe atij lokal nuk është në nivelin e duhur. Ky bashkëpunim duhet të fuqizohet në zbatim të masave në mënyrë që të ruhet shëndeti publik”, thuhet në njoftimin e asociacionit.

Ministri i MSH-së, Arben Vitia tha se duhet të kemi kujdes në gjithë hapat meqë situata është mjaft serioze, prandaj duhet një bashkëpunim dhe koordinim mes të gjithë akterëve në mënyrë që të ruajmë shëndetin publik por të mos dëmtojmë as sektorët e ekonomisë.

Ministri Vitia tha se beson që 90 për qind e rekomandimeve që kanë nxjerr Asociacioni i Komunave të Kosovës në takimin me këshillin e kryetarëve do të merren parasysh në vendimet për masat e ardhshme.

Në këtë takim kanë diskutuar edhe kryetarët e komunave ku kanë mbështetur rekomandimet e Këshillit të Kryetarëve, gjithnjë duke ruajtur shëndetin publik, duke respektuar masat por pa dëmtuar sektorët e caktuar të ekonomisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit