1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

“Hendikepi ynë më i madh është se FETO ende ka terren në Ballkan”

Më të lexuarat

KASTAMONU (AA) – Rektori i Universitetit të Kastamonus në Turqi, Prof. Dr. Seyit Aydın, tha se hendikepi më i madh është fakti që organizata terroriste FETO ende ka terren në Ballkan, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëvendëskryetarja e Parlamentit të Kosovës, Müferra Şinik, dhe deputeti i Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP), Fikrim Damka, vizituan rektorin Aydın në Kastamonu.

Aydın gjatë takimit tha se si universitet dëshirojnë që të hapërojnë së bashku me vendet vëllazërore.

Duke theksuar se kanë bërë marrëveshje për bashkëpunim bilateral me disa universitete në Kosovë, ai tha se në Universitetin e Kastamonus gjenden shumë pak studentë kosovarë dhe se dëshirojnë ta rrisin këtë numër.

“Hendikepi ynë më i madh është se FETO ende ka terren në Ballkan. Dyzet vite edhe tek ne thanë ‘tolerancë’, por martirizuan popullin tonë duke e bombarduar atë. Të njëjtën do ta përjetojnë edhe ato nëse nuk marrin masa dhe nuk na ndihmojnë”, tha Aydın.

Ndërkaq, Şinik tha se dëshirojnë që të rritet bashkëpunimi mes Kosovës dhe Kastamonus.

Ajo tha se mes Kosovës dhe Kastamonus ka shumë pika të përbashkëta, duke shtuar se gjatë vizitës së tyre kanë pasur mundësi të bisedojnë për zhvillimin e marrëdhënieve, investime dhe programe universitare.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit