-2.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Helikopteri i rrëzuar në Turqi, raportohet për 7 viktima

Më të lexuarat

Një helikopter ushtarak turk ra dje në verilindje të vendit, duke shkaktuar 7 viktima, ndërsa 8 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Në bordin e helikopterit ishin oficerë të lartë dhe anëtarët e familjeve të tyre. BBC raporton se në helikopter kishte edhe fëmijë.

Helikopteri u rrëzua në provincën Giresun pranë Detit të Zi. Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti. Mjeti po transportonte ushtarët, të cilët po festonin Fiter Bajramit në Giresun.

“7 nga shokët tanë, gratë dhe fëmijët e tyre kanë humbur jetën”, tha shefi i shtabit të ushtrisë në një deklaratë, pa dhënë detaje të viktimave.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit