-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Helikopterë mbi Shkup – Filloi gjykimi i hoxhallarëve nga Shkupi të dyshuar për lidhje me ISIS-in

Më të lexuarat

Shkup, 11 marsFilloi sot gjykimi i hoxhallarëve të arrestuar më 6 gusht të vitit 2015-të në Gjykatën e Shkupit  për shkak se dyshohen se kanë regrutuar shqiptar që të shkojnë për të luftuar në Siri në rradhët e Shtetit Islamik ISIS raporton gazetari i Zhurnal-it nga terreni. Në kompleksin e gjykatave gjendet prani  e madhe policore dhe prani e një helikopteri i cili vëzhgon gjendjen e sigurisë.

Në mesin e të 10 të arrestuarve dhe të paraburgosurve është edhe Rexhep Memishi, imam dhe ligjërues në Xhaminë Tutunsuz në Gazi Babë dhe Jahja Pashë.

 

Ndryshe Aksion i madh policor në disa lagje të Shkupit, Gazi Babë, Dizhon dhe Serovë si dhe në qytetet e Kumanovës, Strugës dhe Gostivar u realizua më 6 gusht të vitit të kaluar.

Aksioni u ndërmor kundër pjesëmarrësve në luftërat në Siri dhe Irak.

Policia u fut në Xhamin Tutunsuz dhe Jahja Pashë, Xhamia këto për të cilat kohë më parë BFI-ja kishte njoftuar Ministrinë e Brendshme se nuk kontrollohen nga ky institucion.

 

Ndryshe MPB  e Maqedonisë më parë  informoi se aksion i madh policor u realizua në disa qytete në vend për arrestimin e personave për të cilët supozohet se janë anëtarë të Shtetit Islamik ISIS shkruan Zhurnal Maqedoni.

“Aksioni i madh policor i MPB-së është për arrestimin e personave për të cilët ekzistojnë dyshime se kanë marrë pjesë në formacionet paraushtarake në Siri dhe në rajone të tjera ku ka konflikte luftarake, si dhe të personave të cilët kanë rekrutuar shtetas të Maqedonisë për të marrë pjesë në luftimet në Siri”, konfirmoi zëdhënësi i atëhereshëm i  MPB-së, Ivo Koteski.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit