4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Hebrenjtë fanatikë vërshojnë në Mesxhid Al-Aksa të shoqëruar nga policia

Më të lexuarat

152 hebrenj kanë vërshuar në Al-Aksa pasi policia izraelite u ka hapur Portën Al-Megaribe në jugperëndim të kompleksit të shenjtë

Mbi 150 hebrenj fanatikë të shoqëruar nga policia izraelite kanë hyrë në Mesxhid al-Aksa në Kudsin Lindor të okupuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Autoritetit të Vakëfeve Islame të Kudsit, Firas Dibs, tha në një njoftim se 152 hebrenj kanë vërshur në Al-Aksa pasi policia izraelite u ka hapur Portën Al-Megaribe në jugperëndim të kompleksit të shenjtë.

Hebrenjtë fanatikë kohë pas kohe hyjnë në Aksa në shoqërim të policisë izraelite në seanca të mëngjesit dhe pasdites.

Hebrenjtë sot shënojnë ditën e katër të festës Hanuka, ndërsa me këtë rast shpesh bëjnë thirrje për hyrje në Mesxhid Al-Aksa, të cilës i referohen si “Mali i Tempullit”.

Hyrjet e hebrenjve në Al-Aksa vijnë teksa policia izraelite ka ashpërsuar praktikat kundër palestinezëve dhe punonjësve të kompleksit të shenjtë.

Vizitat e këtilla kanë qenë shkaktarë të rritjes së tensioneve në rajon dhe përplasjeve midis palestinezëve dhe policisë izraelite.

Mesxhid Al-Aksa, që gjendet në Kudsin Lindor të pushtuar, është kibleja e parë muslimanëve.

Nën këtë kompleks, ku krahas Xhamisë së Kibles dhe Kupolës së Shkëmbit gjenden edhe muze, medrese dhe oborri i madh, hebrenjtë janë duke kryer gërmime me arsyetimin se aty “gjenden mbetjet e Tempullit të Sulejmanit”, duke pretenduar të drejtën për të kryer rite fetare në Aksa.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit