1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Hebrenjtë fanatikë bastisin Xhaminë Al-Aksa nën mbrojtjen e policisë izraelite

Më të lexuarat

– Rabini ekstremist Glick, i cili kryesoi grupin fanatik hebre gjatë bastisjes, mbajti një fjalim provokues për Xhaminë Al-Aksa

KUDS (AA) – Një grup hebrenjsh fanatikë, të shoqëruar nga rabini dhe ish-deputeti ekstremist i Partisë Likud, Yehuda Glick, dhe nën mbrojtjen intensive të policisë izraelite, bastisën Xhaminë Al-Aksa, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë zyrtare palestineze WAFA, hebrenjtë fanatikë hynë në Harem Al-Sharif përmes portës Megaribe nën mbrojtjen e shumë policëve izraelitë.

Rabini ekstremist Glick, i cili kryesoi grupin fanatik hebre gjatë bastisjes, mbajti një fjalim provokues për Xhaminë Al-Aksa.

– Shkelje e sovranitetit të Administratës së Vakëfeve Islame të Kudsit

Sipas marrëveshjes së paqes të nënshkruar midis Izraelit dhe Jordanisë më 26 tetor 1994, Mesxhid Al-Aksa dhe dhe vakëfet në Kuds janë nën kujdesin e Administratës së Vakëfeve Islame të Kudsit, e cila vepron nën Ministrinë jordaneze të Vakëfeve, Çështjeve Islame dhe Shenjtërisë.

Hebrenjtë, të cilët më parë vizitonin Xhaminë al-Aksa me lejen e Administratës së Vakëfeve Islame, që nga viti 2003, me një vendim të njëanshëm të Izraelit, shkelin sovranitetin e këtij institucioni duke hyrë në faltoren e muslimanëve pa leje dhe nën mbrojtjen e policisë izraelite.

Administrata e Vakëfeve Islame të Kudsit, e cila nuk e njeh këtë vendim të njëanshëm nga autoritetet izraelite, i përshkruan si “bastisje” hyrjet e tilla që cenojnë sovranitetin e muslimanëve.

Mesxhid Al-Aksa, që gjendet në Kudsin Lindor të pushtuar, është kibla e parë e muslimanëve.

Hebrenjtë po kryejnë gërmime në këtë kompleks nën pretendimin aty gjendej i ashtuquajturi “Tempulli i Solomonit”.

Izraeli pushtoi Kudsin Lindor, ku ndodhet Al-Aksa, gjatë Luftës Arabo-Izraelite të vitit 1967. Më pas aneksoi gjithë qytetin në vitin 1980, në një veprim që nuk u njoh kurrë nga komuniteti ndërkombëtar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit