5.9 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Hebrenjtë fanatikë bastisin Al-Aksanë nën mbrojtjen e policisë izraelite

Më të lexuarat

Hebrenjtë fanatikë, të cilët kryenin disa rituale fetare në oborrin e Mesxhid Al-Aksasë, u përpoqën të provokonin palestinezët që ndodheshin në xhami gjatë bastisjes.

Dhjetëra hebrenj fanatikë të shoqëruar nga policia izraelite bastisën Xhaminë Al-Aksa në qytetin e vjetër të Kudsit Lindor të pushtuar.

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare palestineze WAFA, grupe hebrenjsh fanatikë hynë në Harem Al-Sherif përmes portës “Megaribe” nën mbrojtjen e shumë policëve izraelitë.

Hebrenjtë fanatikë, të cilët kryenin disa rituale fetare në oborrin e Mesxhid Al-Aksasë, u përpoqën të provokonin palestinezët që ndodheshin në xhami gjatë bastisjes.

Shkelje e sovranitetit të Administratës së Vakëfeve Islame të Kudsit

Sipas marrëveshjes së paqes të nënshkruar midis Izraelit dhe Jordanisë më 26 tetor 1994, Mesxhid Al-Aksa është nën kujdesin e Administratës së Vakëfeve Islame të Kudsit, e cila është e lidhur me Ministrinë jordaneze të Vakëfeve, Çështjeve Islame dhe Shenjtërisë.

Megjithatë, që nga viti 2003, hebrenjtë të shoqëruar nga policia hyjnë në faltoren e shenjtë pa lejen e Administratës me vendim të njëanshëm të Izraelit.

Duke i përshkruar këto hyrje si bastisje, Administrata e Vakëfeve Islame të Kudsit thekson se shkelet sovraniteti i myslimanëve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit