-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Hazreti Omerit iu premtua Xhenneti deri sa ishte gjallë, por ky e kërkonte Uvejs el-Karanin të bëj dua Allahut për të

Më të lexuarat

Autor: Ed’hem Sherkavi

Hazreti Omeri radijallahu anhu, gjatë kohës së hilafetit, sa herë që vinte ndonjë grup nga Jemeni, i pyeste: “A është në mesin tuaj Uvejs Ibën Amiri?” Ato përgjigjeshin, jo nuk ka njeri të tillë në mesin e tyre. Deri sa nuk erdhi një grup njerëzish nga Jemeni të cilët i pyeti sikur grupet paraprake, dhe mori përgjigjen se në mesin e tyre është njeriu për të cilin pyet.

Hazreti Omer iu afrua dhe i tha: “A je ty Uvejs Ibën Amiri?” U Përgjigj: “Po”.

Omeri vazhdoi: “Nga fisi Murad, mandej nga fisi Karan?” “Po”, u përgjigj Uvejs Ibën Amir el-Karani.

Hazreti Umeri e pyeti, “A keni vuajtur nga nga lebra, mandej u shëruat prej saj, përveç një njolle në trup, sa sipërfaqja e dirhemit?” Uvjesi u përgjigj: “Po”.

Hazret Umeri e pyeti përsëri: “A e ke nënën të cilës i bën shumë bamirësi?” “Po”, u përgjigj Uvejs el-Karani.

Hazret Umeri i tha: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, kur tha: “Do të vijë Uvejs Ibën Amiri tek ju me njerëz nga Jemeni, nga fisi i Muradit, dhe pastaj nga fisi i Karan (një degë e fisit të madh të Murad), do të sëmuret nga lebra dhe do të shërohet përveç një pjese me sipërfaqen e dirhemit; do të ketë një nënë ndaj së cilës do të jetë shumë i nënshtruar; nëse ai betohet për diçka, Allahu ia plotëson atë, kështu që nëse keni mundësi të kërkoj istigfar për ju, mos e humbni atë mundësi.”

Mandej Umeri i tha: “Lute Allahun të m’i falë mëkatet”, gjë që bëri Uvejsi.

Pastaj, Hazreti Umeri e pyeti, “Ku je nisur?”

Ai u përgjigj: “Drejt Kufes”.

“A dëshiron t’ju shkruaj një letër dhe t’ju rekomandoj te guvernatorët e Kufës?, e pyeti Hazreti Umeri. Uvejsi iu përgjigj: “Jo, unë preferoj të të qëndrojë mes njerëzve të zakonshëm dhe të mos jem i njohur”.

Mbajeni mend këtë ndodhi ndërsa punoni me muslimanë të zakonshëm, mbase midis tyre ka shumë “Uvejsa” të panjohur, të cilët po t’i betohen Allahut për diçka, Allahu u përgjigjej lutjeve të tyre.

Sepse, ku ta dini ju, një punëtor i zakonshëm komunal tek Allahu mund të ketë reputacion që nuk e ka e ka arritur asnjë person i famshëm nga njerëzit që i njeh dhe me të cilët shoqërohesh?

Ndoshta një shitës i frutave dhe perimeve, pranë të cilit kaloni pa i kushtuar vëmendje, ka një nënë për të cilën e kujdeset dhe i bën bamirësi, përmes asaj bamirësie dhe lutjes së natës mund të ketë arritur shkallë të lartë tek Allahu dhe që ka ibadete dhe bamirësi që nuk i dini, por nuk i janë të fshehur Allahut të Madhërishëm?

Ku ta dish, ndoshta taksixhiu i siguroi vetes vend në Xhennet, për shkak të jetimëve të vëllait të tij për të cilët kujdeset, për shkak të Kur’anit që vazhdimisht e lexon dhe dëgjon, apo për shkak të zemrës fisnike që u dëshiron mirë të gjithë njerëzve?

Me siguri që nuk është e ndaluar, as e përjashtuar, që evlijatë e Allahut të jenë mjek ose inxhinier, dijetar dhe nxënës, ministra apo njerëz të famshëm, por ideja këtu nuk është të nënvlerësojmë askënd nga njerëzit dhe të mos mashtrohemi nga pamja, titulli apo statusi në shoqëri.

Hazreti Umeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, me ditë të tëra pyeste në lidhje me Uvejs el-Karanin, sepse i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem e informoi për atë.

Kushedi sa Uvejsa ka, të cilët i di vetëm Allahu, kalojnë pranë neve për çdo ditë, ndërsa ne nuk na intereson shoqërimi me ta.

Prandaj, le t’i ndryshojmë standardet dhe matjet tona në bazë të të cilave i vlerësojmë njerëzit.

Përktheu: Lutfi Muaremi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit