0 C
Pristina
Saturday, January 11, 2025

Haxhinasto pret Ambasadorin e ri të Kuvajtit, e njeh me mundësitë për investime

Më të lexuarat

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto priti sot në një takim Ambasadorin e ri të Kuvajtit në Shqipëri, Fayez Mishari Al-Jassim.

Ministri u ndal te nevoja për të forcuar bashkëpunimin e mëtejshëm në sektorët e ndryshëm të ekonomisë.

Haxhinasto e vlerësoi si shumë pozitiv bashkëpunimin me fondin e zhvillimit Kuvajtian, për ndërtimin e disa rrugëve si Bypass-it të Durrësit dhe Ndërtimi i Nyjes dhe Rrugëve Paralele Vorë.

Ministri e njohu Ambasadorin Al Jassim, me prioritetet e zhvillimit të infrastrukturës dhe mundësitë për investime të huaja.

Ai u ndal në projektet e lidhjeve me vendet fqinje, veçanërisht në korridorin Adriatiko-Jonian.

Haxhinasto e siguroi Ambasadorin Al Jassim për kushtet e favorshme për investime në infrastrukturën e vendit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit