Vepra kombëtare dhe shpirtërore e Haxhi Vebi Agolli Dibrës (1867-1937), e bën atë një figurë të shndritshme në panteonin e figurave më të shquara kombëtare.
Jo më pak i rëndësishëm ka qenë kontributi i tij, krahas të qenurit firmëtar i Pavarësisë dhe kryetar i parë i trupit legjislativ shqiptar, Pleqësisë (Senati), në bashkimin e ulemave kryesore rreth Flamurit dhe Shtetit të ri shqiptar.
Themelimi i Komunitetit mysliman shqiptar është vepër e gjenialitetit të tij, që e përkujtojmë me respekt në çdo kohë.
Haxhi Vehbi Agolli zbriste nga një familje e shquar ulemash shqiptare nga Dibra e urtësisë e patriotizmit.
Ai mbetet komentuesi më i ndriçuar i Kuranit në Shqipërinë e fillim shek. XX. Krenarë që nga Dibra jonë, ka dalë një modelues i tillë i një islami të ndriçuar me të drejtë të plotë qytetarie në shoqëritë moderne.