Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, ka propozuar sot në Komisionin për Shëndetësi që të ndalohet promovimi i këngëve ku përmendet droga. Ai ka thënë që duhet të merren këto masa në mënyrë që të ketë një rini të shëndoshë.
Propozimi i Avdylit ka marrë përkrahje nga të gjithë deputetët.Njoftimi i Avdylit i bërë në Facebook:
“Sdo ketë më promovim nē TV për marihuana, kokaina, kolombiana e as heroina.
Duke parë e dëgjuar promovimin e drogave në TV tonat në këngë e spote, sot në komision për shëndetësi , për vitin 2019 propozova iniciativë ligjore, e masa tjera për ndalimin e promovimit të drogave në TV e gjetiu pëmes këngëve e spoteve me droga . Për rini të shëndoshë, kundër promovimit të narkotikëve morra përkrahje nga të gjithë deputetët.”
Është shumë e vërtetë se muzika e kohëve të fundit ka marrë një devijim të rëndë kulturor, ku lakuriqësia, prostitucioni, alkooli, drograt, vjedhjet, hajnit promovohen hapur në mediat shqiptare por edhe në aerolën e rrjeteve sociale. Ky shqetësim i ngritur nga Avdyli duhet të merret seriozisht nga kolegët e tij deputetë, që mos të lëmë rininë tonë të shëndosh të rrëshqet drejt devjimeve shoqërore.