4.8 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Haxhi, Arabia Saudite: Lamtumirë Corona!

Më të lexuarat

Riadi heq kufirin e numrit të pelegrinëve pas tre vitesh

Arabia Saudite do të heqë kufizimet në lidhje me COVID-19 për sezonin e Haxhit 2023 dhe do të presë të njëjtin numër pelegrinësh si para pandemisë, tha të hënën Ministria e Haxhit dhe Umra-s në Arabinë Saudite.

Në vitin 2019, vitin e fundit para shpërthimit të pandemisë, Haxhin e kryen rreth 2.6 milionë njerëz. Arabia Saudite lejoi vetëm një numër të kufizuar të banorëve të saj për të kryer Haxhin në 2020 dhe 2021 përpara se të mirëpresë një milion pelegrinë vendas dhe të huaj në vitin 2022.

Ministria e Haxhit tha në një Tweet se Mbretëria e Arabisë Saudite, shtëpia e vendeve më të shenjta të Islamit në Mekë dhe Medinë, nuk do të vendosë asnjë kufizim për këtë sezon, duke përfshirë kufijtë e moshës, raportoi Reuters.

Në vitin 2022, aksesi ishte i kufizuar për pelegrinët nga mosha 18 deri në 65 vjeç, të cilët ishin plotësisht të vaksinuar kundër koronavirusit dhe nuk vuanin nga sëmundje kronike.

Sezoni i Haxhit pritet të fillojë më 26 qershor 2023.

Gjatë viteve, Mbretëria e Arabisë Saudite ka shpenzuar miliarda dollarë për t’ju përgjigjur ndoshta tubimit më të mëdha fetar në botë, siç është Haxhi, për ta bërë atë më të sigurt e komod. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit