Kandidati i Vetëvendosjes për Kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka ka mbrojtur sjelljen e disa kandidatëve për asamble në listën e kësaj partie të cilët publikisht janë deklaruar pro imamit Shefqet Krasniqi.
Madje Haskuka në një intervistë në Interaktiv ka thënë se nuk e sheh këtë problem fare dhe se Shefqet Krasniqi nuk është hetuar si terrorist. Po ashtu, ai ka mbrojtur edhe idenë e shumëpërfolur për ndërtimin e gjamisë në Kala duke thënë se ai e përkrah një ide të tillë.
“Unë jam për opsionet që atë cfarë e vendosin qytetarët e Prizrenit do të duhet të vendosin edhe institucionet. Unë jam për ndërtimin e xhamisë në Kala. E përkrah këtë” ka thënë Haskuka