Se liderët kosovar janë të kompleksuar nga identiteti i tyre fetar musliman kjo nuk do shumë kallauzë. Një gjë të tillë e ka dëshmuar së fundmi Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ku ndihej inferior karshi evropianëve për shkak të emrit të tij. Ai tregoi hapur atë se urren se baba i vet e ka quajtur Hashim?
Por që është një njeri histerik ai e ka dëshmuar vazhdimisht duke hedhur vrerë ndaj vlerave të Islamit dhe gjithçka që është muslimane. Dështimi i Kosovës nuk ka ndodhur për shkak të emrave të udhëheqësve tonë, por për shkak të padrejtësisë, korrupsionit në kulm, mashtrimeve, gënjeshtrave, vjedhjeve dhe dështimin e shtetit përmes mungesës së vizionit dhe punës. Të gjitha raportet ndërkombëtare që kanë ardhur për Kosovën, askund nuk e kanë përmendur që problem për mbylljen dhe prapambetjen e Kosovës janë emrat e politikanëve por problem janë korrupsioni, mungesa e funksionalitetit të ligjit, mungesa e gjykatave të drejta, e shumë e shumë afera të tjera të dëmshme për Kosovën.
Evropa po edhe Bota asnjëherë nuk kanë me e dashtë një njeri që është i kompleksuar nga ajo çfarë ai është. Ata duan dikën origjinal, që e njeh vetën dhe është krenar me atë që është. Prandaj krejt bota ndaj liderëve kosovarë sillet me inferioritet, siç ishte rasti i fundit në takimin në OKB ku Kosova u bë hor nga politikanë e kompleksuar kosovar./KohaIslame.com
https://www.youtube.com/watch?time_continue=79&v=AkL_unn0C8Y