3 C
Pristina
Thursday, December 5, 2024

Hashim Thaçi në vitin 1990 ka shprehur dëshirën për të punuar sigurim i Rugovës

Më të lexuarat

Ish shefi i protokollit dhe truproja i presidentit Ibrahim Rugova, Adnan Merovci, ka thënë se Hashim Thaçi kishte shprehur dëshirën për t’u bërë pjesë e sigurimit të Rugovës.

Merovci, në RTV Dukagjini, ka treguar disa nga prapaskenat e organizimit të Konferencës së Rambujesë.

Autori i librit “Kështjella e (mos) marrëveshjes”, ka thënë se me insistimin e tij Rugova kishte shkuar në Rambuje me një aeroplanë bashkë me Jakup Krasniqin, Ramë Bujën dhe Azem Sylën.

“Duke pasur parasysh se Rama e Jakupi vetëm disa muaj më parë ishin larguar nga LDK, po i them Ramës [që sapo ka hyrë në aeroplan ku ishte Ibrahim Rugova]: ‘Ramë mirë se erdhe se këtu e ke edhe Komandantin’, duke aluduar në Rugovën për ta relaksuar dhe thyer akullin. Kanë filluar të qeshin dhe ka qenë një atmosferë e durueshme. Nuk ka pasur ndonjë dashni e madhe megjithatë…”.

Merovci thotë se Thaçi në atë kohë bashkë më Xhavit Halitin kishin udhëtuar nga Tirana.

“Thaçi nuk ka qenë as në hapjen e Konferencës së Rambujesë. Pak para se të shpërndaheshim nëpër dhoma të kështjellës, ai i është bashkangjitur delegacionit”.

Ish shefi i protokollit dhe truproja i presidentit Ibrahim Rugova, ka thënë se ka pasur lobime edhe para mbajtjes së Konferencës që Thaçi të jetë kryesues i delegacionit të Kosovës.

“Thaçi ka qenë korrekt me Rugovën kur ka ardhur në Rambuje. Në Rambuje ka qenë takimi i tyre i parë pas shumë vitesh”, tha ai.

Merovci tregon se Thaçi gjatë viteve të ’90 kishte shkuar në shoqatën e shkrimtarëve e madje sipas tij ai kishte shprehur edhe dëshirën për të qenë pjesë e sigurimit të Rugovës.

“Thaçi ka shprehur pretendim për të punuar në shërbimin e Rugovës në vitin 1990. I kanë thënë për këtë duhet të flasësh me Adnanin, dhe ai nuk ka folur kurrë me mua. Ekzistojnë faktet që ai ka shprehur interesim të punojë në shërbimin e Rugovës”, tha Merovci.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit