9.2 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Harta e parë e botës e përpiluar nga admirali turk Piri Reisi

Më të lexuarat

Këtë vit UNESCO e shpalli viti i Piri Reisit, për nder të 500 vjetorit të hartës së parë të botës, të sajuar nga ai.

Ende nuk është zgjidhur sekreti i hartës së botës së Piri Reisit, të vizatuar me precizitet, e cila sot mund të arrihet vetëm me ndihmën e imazheve satelitore. 500 vjet më parë Piri Reis ka bërë një kthesë të vërtetë në hartografi.

Piri Reis (emri i vërtetë Muhjiddin Piri) admiral në marinën turke, hartograf, studiues dhe njëri i dashuruar në det, ka lindur në vitin 1465 në Galipoli te Çanakala, një nga bazat më të rëndësishme të marinës Osmane. Gallipoli në shekullin 15 ishte rajon bregdetar, në të jetuan dashamirët e detit dhe mjeshtrit më të aftë të ndërtimit të anijeve. Pa dyshim, dashuria që ai kishte për hapësirat ujore, e bënë atë udhëheqës i të gjithë marinarëve.

Xhaxhai i tij ishte Kemal Reis, një prej marinarëve më të famshme të kohës, i cili do të bëhet modeli i tij në lundrim. Piri Reis në lundrimin e tij të parë shkoi me xhaxhanë, ku shfrytëzoi përvojën e tij duke u marrë me pirateri në Mesdhe. Bashkë me xhaxhanë, ka ndihmuar muslimanët e Andaluzisë, të cilët ishin larguar nga persekutimi në Spanjë, duke i transportuar ata me anije në brigjet e Afrikës së Veriut. Me këtë fituan vendin e tyre në historinë botërore. Udhëtimet (lundrimet), Piri Reisit i kanë dhënë njohuri të gjerë të shkencës detare, inspirim dhe përvojë të rëndësishme për punën e ardhshme në përpilimin e hartës.

Aventurat detare të Piri Reisit morën një karakter krejtësisht të ri, pasi që Sultan Bejazit i II-të e ftoi në shërbim. Në marinën Osmane u përfshi si një kapiten i luftës në shumë beteja në të cilat radhiste suksese, njëra pas tjetrës. Pas vdekjes së xhaxhait të tij, në vitin 1511, Piri Reis u larg nga deti në një periudhë dhe u kthye në Galipoli, ku filloi ta vizatoj hartën e botës dhe të bëjë shënime në gjykimet dhe përvojat detare. Derisa jetonte në Galipoli, Sulltani Javuz Selimi e ftoi atë për vizitë në Egjipt, gjatë së cilës periudhë Piri Reisi ia dorëzoi Sulltan Selimit hartën e cila sot njihet si “harta e parë e botës”, e punuar në vitin 1513.

“Kitab-i Bahriye”, – libër detarë

Pas vdekjes së Sulltan Selim Javuzit harta i është dorëzuar djalit të tij, trashëgimtarit të fronit – Sulltan Sulejman Madhështorit. Ashtu si i ati i tij, sulltan Sulejmani përdori përvojat e kohës së Piri Reisit. Miqësia e formuar gjatë pushtimit të ishullit të Rodosit me vezirin e madh Pargali Ibrahim Pashën ka shpejtuar shkrimin e njërit prej burimeve më të rëndësishme të historisë detare – Kitab-i Bahrija (libër detarë).

Shënime e shkruara mbi lundrimet Piri Reisit, me propozim të Pargali Ibrahim Pashës, i ka mbledhur në një vëllim dhe ia ka treguar Sulltan Sulejman Madhështorit. Libri për marinarët që lundrojnë në Mesdhe dhe në Detin Egje i ka karakteristikat e një manuali. Aty janë përshkruar në detaje bregdeti grek, bregu i detit Adriatik, brigjet e Italisë, Francës dhe Spanjës, dhe brigjet e Egjiptit, Afrikës së Veriut dhe Mesdheut Lindor, me gjiret dhe limanet. Në detaje janë shpjeguar: Thellësia e ujit në porte dhe në brigje, vendet e përshtatshme për ankorim, flora në disa brigje dhe vendet ku ata mund t’i riparojnë anijet. “Kitab-i Bahriy” i ka pëlqyer shumë Sulltan Sulejmanit, ndërsa Piri Reisit, në mesin e zyrtarëve shtetërorë, i ka dhënë statusin e një njohësi të madh të detit dhe gjeografisë. Duke iu falënderuar kësaj, ai u bë admiral i një prej marinave më të mëdha osmane dhe indiane. Megjithatë, për shkak të ngjarjes që konsiderohet të jetë një konspiracion politik, me urdhrin e Sulltan Sulejman Madhështorit, Piri Reis u ekzekutua në vitin 1554, në moshën 89 vjeçare.

Pse u ekzekutua Piri Reis?

Piri Reisi me marinën Indiane ka kryer rrethimin e ishullit të Hormuzit, e cila në vitin 1554 ishte në duart e portugezëve. Megjithatë, pas një kohe të caktuar ka ndërprerë rrethimin dhe bashkë me marinën u tërhoq në Gjirin Persik. Valiu nga Basra, Kubad Pasha, e akuzoi atë për marrje të ryshfetit nga portugezët në mënyrë që të ndalet rrethimin. Besohet se Kubad Pasha ka akuzuar Piri Reisin, sepse ai nuk kishte pjesë në ndarjen e plaçkës së luftës. Nga Sulejman Ligjvënësi erdhi lajmi se kapiteni i tij i korruptuar ka braktisur pozicionet përreth Hormuzit, prandaj Piri Reisi është ekzekutuar pa u gjykuar fare.

Historianët janë të mendimit se shteti osman vazhdimisht ka shpërblyer Piri Reisin, për fitoret në betejat detare dhe kështu kanë eliminuar nevojën për ryshfet. Në mënyrë të ngjashme, ekziston mendimi se Piri Reisi u tërhoq për të shmangur humbjet në betejën me portugezët, dhe se është viktimë e një komploti politik.

Harta e Pri Reisit është e mbushur me sekrete

“Harta e parë e botës”, e Piri Reisit, e cila daton nga viti 1513 u gjet në vitin 1929. në pallatin Topkapi. Orientalisti gjerman Paul Kahle në veprat e tij ia ka paraqitur botës hartën e Piri Reisit. Kjo është një nga hartat më të vjetra e cila tregon kontinentin aktual të Amerikës.

Në hartë janë paraqitur edhe brigjet e Afrikës Perëndimore, Amerikës së Jugut dhe Antileve – të njohur sot si Karaibet. Ende nuk është zgjidhur misteria se si Piri Reisi, për të cilin dihet sigurt se ka lundruan në Mesdhe, i ka ditur të gjitha këto gjëra për Amerikën dhe Afrikën, edhe pse asnjëherë nuk ka qenë atje. Megjithatë, Piri Reisi ka paraqitur edhe brigjet e Antarktidës pa akull, gjë e cila tregon idenë se në mesin e burimeve i ka poseduar edhe hartat e sajuara para kohës së akullit. Për hartat e Piri Reisit janë bërë studime të ndryshme, duke përfshirë studimet për kërkimin e kontinentin të Atlantidës, për të cilën mendohet se është humbur shumë shekuj më parë. Në hartë janë dhënë përshkrimet e vendeve, zbuluesve të tyre dhe shpjegimet e burimet që janë përdorur gjatë përpilimit të tyre. Vizatimet e hartës paraqesin njerëzit e atij rajoni, botën shtazore dhe bimore. Në vendin ku është vizatuar Amerika, është shpjeguar se në një libër që i ka rënë në dorë, ky vend është gjetur duke iu falënderuar zbuluesit me emrin “Kristof Kolombo”.

Harta e njëjtë me atë që është fotografuara nga hapësira

Edhe një tjetër aspekt i cili tërheq vëmendjen: kur dhe si Piri Reisi ka përpiluar hartën. Harta daton që nga viti 1513, gjë e cila shihet qartë nga shënimet që i ka shkruar vetë Piri Reisi. Ai shkroi se gjatë përgatitjes së hartës është shërbyer me “hartat e Xhaferit”, të cilat janë përpiluar nga Kalifi abisinas Ebu Xhafer Mensur, dhe hartave të portugezëve, e të Kristofor Kolombos. Megjithatë, harta që i takon autorit, Kristofor Kolombo, sot konsiderohet si e humbur.

Ekzistojnë mendime se shënimet ku admirali osman thotë: “Kam vizatur duke e përdorur hartën e Kristofor Kolombos” nuk është nënshkruar me dorëshkrimin tij, dhe se kjo është shtuar me vone. Domethënë, thuhet se harta e Kolombos, e cila sot e kësaj dite nuk mund të gjendet, në fakt, asnjëherë nuk ka ekzistuar, këto informacione janë produkt i perëndimorëve dhe në hartën e Piri Reisit janë bërë ndryshime.

Forcat ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë deklaruar se imazhet e fotografuara nga hapësira me anë të satelitit, plotësisht përputhen me hartën e Piri Reisit. Sipas ekspertëve një hartë e tillë mund të bëhet vetëm nëpërmjet satelitit, por ende nuk është e qartë se si Piri Reisi, 500 vjet më parë i bëri këto vizatime. Disa ekspertë madje kanë pretenduar se ai është ndihmuar nga jashtëtokësorët.

Harta tjetër e Botës

Pesëmbëdhjetë vjet pas “hartës së parë të botës” Piri Reisi vizatoi edhe një hartë tjetër. Hartë e përgatitur në tetë ngjyra, e vizatuar në lëkurë të gazelës, e cila paraqet Greenlandin, bregdetin e Amerikës Veriore dhe Qendrore, ndërsa hapësirat boshe në hartën e mëparshëm janë mbushur. Kuba dhe Antilet, të cilat në hartën e mëparshme janë paraqitur si kontinente, në hartën e re janë paraqitur si ishuj.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit