Haradinaj: Gjermania gjithmonë ka qenë përkrahëse e fuqishme e pavarësisë së Kosovës Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar Angela Merkel-in, si Kancelare e Republikës Federale të Gjermanisë.
“Gjermania gjithmonë ka qenë përkrahëse e fuqishme e pavarësisë së Kosovës, dhe perspektivës euroatlantike të saj. Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që t’a thellojë edhe më shumë marrëdhënien tonë strategjike, sidomos tani me koalicionin e madh gjerman”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Ndryshe Kancelarja gjermane, Angela Merkel do të formojë qeverinë pasi socialdemokratët e opozitës sot votuan në favor të një koalicioni të madh. Votimi u bë nga 464 mijë anëtarë të rangut dhe kështu përfundon pesë muaj bllokim politik që nga zgjedhjet e shtatorit.
Social-demokratët (SPD) ishin ndarë në mes të udhëheqjes së partisë, e cila mbështeti bashkimin me koalicionin dhe krahun radikal të të rinjve, të cilët nuk e kishin. Merkel, e cila ka qenë në pushtet për 12 vjet, përgëzoi SPD-në./21Media