22.5 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Kërkohet ndryshimi i Kushtetutës, Xi mund të bëhet president i përjetshëm

Më të lexuarat

Komiteti Qendror i Partisë Komuniste të Kinës ka propozuar heqjen e kufizimit për vetëm dy mandate të njëpasnjëshme për Presidentin dhe zëvendës-presidentin e Kinës.

Siç raportoi agjencia e lajmeve, Ksinhua, është propozuar që nga kushtetuta e Kinës të hiqet klauzola, në bazë të së cilës Presidenti dhe zëvendës-presidenti nuk mund të shërbejnë më shumë se dy mandate të njëpasnjëshme.

Presidenti aktual, Xi Jinping, pas skadimit të mandatit të dytë pesëvjeçar në vitin 2023 dhe i cili fillon formalisht më 5 mars, në bazë të kushtetutës aktuale do të duhej të largohej nga funksioni. Komiteti Qendror gjithashtu propozoi që në kushtetutë të përfshihen edhe idetë e Xi-së për socializmin me karakteristika kineze për epokën e re./21Media

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit