5.3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Haradinaj: Po pres propozimin e Thaçit për shef të AKI-së, s’pranova dorëheqjen e Listës Serbe

Më të lexuarat

Kryeministri Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë në një konferencë për media tha se po pret propozimin e presidentit Hashim Thaçi në lidhje me zgjedhjen e drejtorit të AKI-së, pas shkarkimit të Driton Gashit.

Sipas tij, kreu i AKI-së do zgjidhet bashkërisht, edhe pse mediat gjatë ditës thanë se Thaçi nuk ka pranuar propozimin e tij për zëvendësuesin e Gashit.

“Për AKI propozimi vjen nga presidenti, emërimi bëhet dypalësh, jemi në diskutime kjo të ndodh”.

Sa i përket deklaratave të Listës Serbe se nëse deri më 20 prill nuk zgjidhet çështja e asociacionit dhe do ta krijojnë si duan Haradinaj tha se kjo nuk ka peshë,

Ai shtoi se ky është veprim pa peshë juridike.

“Nuk ka peshë, është veprim pa peshë juridike, vullnet i lirë që deklaron çka donë”.

Për dorëheqjen së Listës Serbe Haradinaj ka thënë se nuk ka pranuar dorëheqjen dhe ka kërkuar dialog me ta që deri më tash nuk ka dhënë rezultate.

“Listën Serbe nuk ka pas prezantim të dorëheqjes, se kam pranuar këtë, kam kërkuar dialog me ta por nuk ka dhënë rezultat konkret. Ata kanë paraqit dorëheqjen se kam pranuar, nuk janë aktiv në Qeveri, mospranimi i kësaj dorëheqje nuk janë kthyer formalisht në Qeveri”, ka thënë Haradinaj.

Për Projektligjin e punëtorëve të arsimit të viteve të 90-ta, tha se sot shkon në Kuvend, dhe e cilësoi si të arritur të madhe për vendin.

“Ligji na e kemi votuar, shkon në parlament, është një ngjarje për vendin”./ekonomiaonline/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit